njoftime Projekte

Workshop “Ndarja e ideve sesi të përmirësojmë përfshirjen e stafit të UV-së në Projektet e BE-së. Shembuj të praktikave të mira”.

Në kuadër të 35-vjetorit të programit Erasmus+, Drejtoria e Projekteve dhe Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë të Universitetit “Ismail Qemali”, Vlorë  organizoi ditën e sotme, pranë ambientit të Qendrë Studimore Ndërdisiplinore të Zhvillimit Rajonal në UV, një workshop me temë: “Ndarja e ideve sesi të përmirësojmë përfshirjen e stafit të UV-së në Projektet e BE-së. Shembuj të praktikave të mira”. Ky aktivitet vjen në kuadër të përpjekjeve të vazhdueshme të UV-së për të rritur kapacitetete e veta njerëzore në fushën e aplikimit/ implementimit të projekteve me financim të huaj, si dhe me atë që është sot kryefjala e të gjitha IAL-ve, Ndërkombetarizimi.

 

Workshop-i u moderua prej Zv Rektorit Prof As. Enkelejd Mëhilli dhe mblodhi së bashku drejtues të njësive bazë, staf akademik si dhe student të UV-së.

Sipas agjendës së planifikuar të pranishmit patën mundësinë të ndiqnin online prezantimet e dy profesorëve të nderuar, miq tw Universitetit tw Vlorws prej vitesh, me nje experience të gjatë e mjaftë të sukseshme në projekte në kuadër të programit E+.

Prof. Dr. Danilo Nikolić prej Universitetit të Malit të Zi dhe Prof. As Konstantinos Petridis prej Universitetit Medhetar Helen në Greqi, ndanë praktikat e mira personale mbi projektet e financuara prej Erasmus+ duke promovuar përfitimet jo vetëm financiare të institucionit, por edhe përparimin akademik të profesorëve të cilët angazhohen në këto projekte apo të studentëve. Ata gjithashtu shprehën edhe njwherw vullentin e tyre për të mbështetur UV në rrugën e saj drejt ndërkombëtarizimit.

 

Aktviteti vazhdoi më tej me ndarjen e eksperiencës mjaft të sukseshme në akset e programit E+ të profesorëve të UV-së.

Prof. As. Armela Panajoti, koordinatore e Modulit me akronim FoLaTe solli një panoramë të qart si dhe ndau informacione mjaftë të rëndësishme që duhen patur parasysh prej stafit që dëshiron të aplikoj në Jean Monnet Module, Katedër apo Qendrat e Ekselences. Në prezantimin e saj Prof Panajoti u ndal në eksperiencen e saj në shkrimin dhe implementimin e një modulit si dhe në përpjekjet e vazhdueshme si dhe vështirësistë me aplikime që jo gjithmonë kanë rezultuar fituese si dhe inkurajoi stafin që të aplikonte në këtë aks.

 

Më tej Prof. As. Kristofor Lapa në cilësinë e koordinatorit të disa projekteve CBHE gjatë prezantimit të tij vuri theksin në krijimin e një patneriteti të qëndreushm si dhe në angazhimin e të gjitha strukturave që një projekt të jetë i sukseshëm. Prof Lapa prezantoi gjithahstu arritjet si dhe sfidat me të cilat ai është hasur gjatë implementimit të projketeve CBHE por gjithashtu dhe mundësitë e mëdha që këto projekte kanë dhënë për stafin akademik si dhe studentët e UV-së.

 

Një rëndësi e vecantë iu dha dhe diskutimit të aksit KA107 (komponenti ICM), ku një prej studentëve të UV-së, i sapo kthyer nga një mobilitet në Universitetit e Salerno – Itali prezantoi eksperiencen e tij, duke u ndalur tek sfidat që ishte përballur por dhe tek përfitimet prej mobilitetit të realizuar. Takimi vazhdoi me një përshkrim të pengesave por dhe sukseset e UV në komponentin ICM, ku të pranishmit shkëmbyen ide sesi të mbështetej më tej ky komponent mjaft i rëndësishëm për ndërkomëbtarizimin e UV-së.