njoftime Thirrje

Hapet thirrja për praktikën 3 mujore profesionale pranë EMA-s për periudhën: shtator-dhjetor 2022

 

📌Praktikantët e përzgjedhur do të ndihmojnë stafin në disa fusha si: kërkimi dhe hulumtimi, zbatimi i projekteve të ndryshme, angazhimi në aktivitete, menaxhimi i mediave sociale, shkrimi i artikujve të ndryshëm për EuroSpeak, mbështetje administrative dhe detyra të tjera në varësi të interesit të vetë aplikantes apo aplikantit.

Çfarë përfiton një praktikant/e te EMA?

– Do të njihet nga afër me aktivitetin dhe disiplinën e punës brenda një organizate të shoqërisë civile

– Do të fitojë eksperiencë në shkrim të artikujve dhe hulumtim në gjuhët shqip dhe anglisht

– Do të përfshihet në nismat dhe aktivitetet e zhvilluara nga EMA dhe nga partnerët e saj në vend dhe rajon

– Do të ketë qasje të lirë për të përdorur dokumentet dhe botimet në bibliotekën e EMA të cilat janë një mundësi e mirë për të pasur njohuri më të thella sa i përket Procesit të Integrimit Europian të Shqipërisë dhe politikave të BE-së

– Do të ketë mundësinë për të njohur e për të bashkëpunuar me Rrjetin Ndërkombëtar të Lëvizjes Europiane

– Do të rrisë kontaktet me organizata e aktorë të tjerë, duke rritur mundësitë për zhvillimin e mëtejshëm të karrierës së tij/saj profesionale

– Në fund të praktikës së realizuar me sukses për periudhën 3-mujore do të pajiset me Certifikatë Praktike, dhe Letër Rekomandimi (nëse kërkohet).

⏰Si dhe kur mund të aplikohet?

Mirëpresim në një nga gjuhët shqip apo anglisht Shprehjen tuaj të Interesit dhe CV në adresën: info@em-al.org brenda datës – 19 gusht 2022

‼️Theksojmë që periudha e praktikës është 3 muaj, nga e hëna në të premte për 4 orë. Në raste kur praktika ndërpritet në mes për arsye jo-madhore dhe pa njoftim paraprak, praktikanti/ja nuk përfiton Certifikatën dhe Vërtetimin e Praktikës.