njoftime

Njoftim për Plotësimin e Pyetësorëve

Të dashur studentë,

Tanimë ka nisur procesi i plotësimit të pyetësorëve të studentëve për vlerësimin e cilësisë së mësimdhënies për lëndët e çdo programi studimi. Jeni të lutur nëpërmjet adresës suaj në UVMS ti kushtoni kohë plotësimit të pyetësorit sinqerisht dhe sa më afër së vërtetës duke qenë se vjelja e opinionit dhe mendimit tuaj është  një burim i rëndësishëm infomacioni për rritjen dhe përmirësimin e cilësisë së mësimdhënies. Gjatë përpunimit të të dhënave strukturat përkatëse të UV-së, ruajnë anonimatin dhe konfidencialitetin e të dhënave tuaja.

Duke ju falenderuar për bashkëpunimin, për çdo paqartësi jeni të lutur ti drejtoheni Njësisë së Brendshme të Sigurimit të Cilësisë dhe Vlerësimit Institucional  njesiasigugrimitcilesise@univlora.edu.al