Në kuadër të programit Erasmus+, Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë, pati kënaqësinë të mirëpresi gjatë muajit qershor 2022 personel akademik dhe administrativ nga universitetet europiane me të cilat ka një marrëveshje bashkëpunimi.
Fokusi i shkëmbimeve ka qenë mbi ndarjen e praktikave të mira mes universiteteve, të cilat përmirësojnë procesin e ndërkombëtarizimit në të gjitha nivelet e institucionit dhe zgjerimin e fushave të bashkëpunimit.
Konkretisht, stafi hyrës prej universiteteve partnere gjatë muajit qershor ka qenë si vijon:
- Universiteti Kalish, Poloni:
- Jerzy Manastersky
- Tatiana Manasterska
- Universiteti Masarik, Republika Çeke:
- Martin Vasek
- Universiteti Pavol Jozef Safarik në Kosiçe, Sllovaki:
- Renata Timkova
- Universiteti Vroklav, Poloni.
- Ewa Maria Kębłowska-Ławniczak
- Universiteti Perëndimor i Timisoarës, Rumani:
- Marius Stef