njoftime Thirrje

Bursa Erasmus + mësimdhënie në Pavol Jozef Safarik në Kosice, Sllovaki.

Thirrje për mobilitete mësimdhënie në kuadër të Programit “Erasmus +” për komponentin KA 107 International Credit Mobility në Pavol Jozef Safarik në Kosice, Sllovaki.

Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë në bashkëpunim me Pavol Jozef Safarik në Kosice, Sllovaki në kuadër të Programit “Erasmus+” për komponentin KA107, fton stafin e UV-së të aplikojë për mobilitet mësimdhënieje..

Numri i bursave për mësimdhënie: – 2 (dy)

Kosto e udhëtimit: 275 Euro

Distanca përllogaritet në bazë të largësisë referuar linkut         https://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/resources/distance-calculator_en

Dieta ditore: 140 Euro/ditë 

Periudha e mobilitetit: Mobiliteti është për një periudhë 5 ditore, përfshirë 2 ditë  udhëtimi brenda muajit qershor të vitit akademik 2021-2022.

Kriteret për aplikim për mësimdhënie

  • Personel (akademik) i punësuar me kontratë me angazhim me kohë të plotë me afat të pacaktuar në UV.
  • Të jetë i fushës :Gjuhë Angleze.

Kriteret e përzgjedhjes së stafit:

Stafi do të përzgjidhet në bazë të skemës së miratuar në rregulloren “Për Implementimin e Marrëveshjeve Ndër-institucionale në Kuadër të Programit Erasmus+ KA107 International Credit Mobility’’ sipas kritereve të mëposhtme:

  • Arritja akademike (Titulli akademik/ Grada shkencore).
  • Eksperienca në punë ( vetem per stafin ndihmesakademik)
  • Kompetenca e gjuhës së huaj.
  • Pjesëmarrje në mobilitete.

Kritere shtesë:

  • Argumentimi i qartë i qëllimit të vizitës, planit të punës në institucionin pritës si një vlerë e shtuar e mobilitetit në kontekstin e modernizimit dhe ndërkombëtarizimit të strategjisë së UV-së.
  • Barazia gjinore (aty ku është e mundur, të përzgjidhen kandidatë të barabartë në numër për nga gjinia).

Procedura e përzgjedhjes:

  • UV ngre një komision ad-hoc, i cili do t’i vlerësojë kandidatët në bazë të skemës së pikëzimit si dhe kritereve të thirrjes.
  • Kandidatët fitues do të njoftohen prej SPMJ-së në adresën e tyre të email-it.
  • Kandidatët aplikues kanë të drejtën e ankimimit kundër vendimit të komisionit ad-hoc pranë Rektorit brenda 5 ditëve nga marrja e njoftimit.

Në përfundim të afatit të ankimimit, SPMJ përcjell listën e stafit të nominuar pranë Pavol Jozef Safarik në Kosice, Sllovaki

  • Dokumentet e nevojshme për aplikim:
  • Formular i aplikimit.
  • Kopje e dokumentit identifikues (pasaportë).
  • Dokument që vërteton statusin e të punësuarit pranë UV-së.
  • CV vetjake në gjuhën angleze.
  • Vërtetim nga Rektori / Dekani i Fakultetit tuaj që ju lejon të shkëputeni për të kryer mobilitetin.

Ju lutem, kini në vëmendjen tuaj që realizimi i mobilitetit sipas periudhës së planifikuar do të varet nga situata Covid-19.

Dorëzimi i dokumentave të aplikimit kryhet në një nga mënyrat e mëposhtme:

Afati i fundit i aplikimit është data   06/06/2022.

Më shumë informacion rreth në Pavol Jozef Safarik në Kosice, Sllovaki mund ta gjeni në faqen e internetit:  https://www.upjs.sk/en/

Për më shumë informacion rreth skemës së mobilitetit dhe mënyrës së aplikimit mund të kontaktoni me:

ose

Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë  ju uron suksese!

 

Formular aplikimi staf akademik Pavol