“Në kuadër të politikave të Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë për sigurimin e brendshëm të cilësisë me qëllim përmirësimin e vazhdueshëm të standarteve të cilësisë në përputhje me legjislacionin shqiptar dhe europian për Arsimin e Lartë, në përfundim të vitit akademik 2020-2021 studentët kanë vlerësuar shërbimet që marrin prej personelit administrativ dhe ndihmësakademik, infrastrukturën, laboratorët e një sërë aspekte të tjera në ndihmë të procesit mësimor etj…
Në UV Studentët janë në fokus të Strategjisë së Zhvillimit të Institucionit dhe vlerësimet e opinionet e tyre mbi aspektet e sipërcituara janë një burim shumë i rëndësishëm informacioni për të gjitha strukturat vendimarrëse me qëllim evidentimin e praktikave të mira dhe ndërmarrjen e veprimtarive dhe aktiviteteve të cilat përmirësojnë edhe më tej shërbimet ndaj studentëve.
Qasja metodologjike me qëllim vlerësimin e cilësisë së shërbimeve ndihmës akademike dhe administrative në Universitetin “ Ismail Qemali”, Vlorë ishte sasiore dhe instrumenti për vjeljen e të dhënave ishte Pyetësori i Studentëve për Vlerësimin dhe Përmirësimin e Cilësisë së Shërbimeve të Ofruara prej Stafit Administrativ dhe Ndihmësakademik, miratuara me Vendim Senati Nr. 51 datë 20.09.2019, ndryshuar me Vendimin e Senatit Nr. 25, datë 12.05.2021. Në pyetësor morrën pjesë 1149 studentë të cilët ndjekin së paku një cikël studimi në Universitetin “Ismail Qemali”, Vlorë.
Rekomandimet e hartuara në bazë të rezultateve të pyetësorëve janë bërë pjesë e analizave të strukturave të përfshira si dhe autoriteteve drejtuese duke u përfshirë në planet e veprimit dhe planet e punës me qëllim përmirësimin e mëtejshëm të shërbimeve ndihmësakademike dhe administrative në Universitetin “Ismail Qemali”, Vlorë. “
Rezultatet e Pyetesorit te Studenteve mbi Vleresimin e Sherbimeve Ndihmes akademike -Administrative
Perfundime dhe Rekomandime mbi Sherbimet NdihmesAkademike dhe Administrative ne UV