S’ka gjë më të bukur sesa të ndihmosh të sjellësh një jetë të re në këtë botë.
Dita ndërkombëtare e mamisë 5 MAJ 2022
Në këtë ditë nderohet dhe vlerësohet në mënyrë të veçantë puna dhe sakrifica e mamive. Në të gjitha vendet ky profesion është i respektuar. Në punën e tyre ato përjetojnë emocione të forta njerëzore,përjetojnë shqetësime para lindjes dhe gëzim pas lindjes duke mundësuar ardhjen e një qënie të re njerëzore dhe bëjnë të lumtura nënat.Kjo e bën profesionin e tyre shumë të veçantë dhe unik. Puna në fakultetin tonë i pajis studentët me dije shkencore dhe praktika i ushqen me vlera njerëzore.
Në kuadër të ditës ndërkombëtare të mamisë departamenti i Kujdesit Shëndetësor së bashku me studentet e degës infermieri-mami organizoi një aktivitet në nderim të punës së mamive.
Studentet tona të vitit të tretë ekpozuan detyrat e kursit në form posteri në të cilat shprehin emocionet e tyre për profesionin e ardhshëm. Në këtë aktivitet dy zonja të nderuara Znj Shqiponja Abazi sot në pension dhe Znj Laureta Mezini kryemami në maternitetin e spitalit Rajonal Vlorë. Zonjat e nderuara folën plot emocin për profesionin e mamisë.Në këtë aktiviet u takuan tre breza, studentet (mamitë e ardhshme, mamia në detyrë dhe mamia pensioniste). Biseda e dy zonjave të ftuara ndikoi pozitivisht te studentet tona për zgjedhjen e profesionit të mamisë.