Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë, mori pjesë në Panairin mbarëkombëtar të librit akademik dhe shkencor, organizuar nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë, Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Librit dhe Leximit.
Aktiviteti u zhvillua në kuadër të veprimtarive kushtuar 50-vjetorit të themelimit të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë .
Në panairin, që përfaqëson manifestimin më të madh të deritashëm për këtë fushë të gjerë botimesh, universiteti “Ismail Qemali” Vlorë, prezantoi botimet e viteve të fundit nga puna shkencore e pedagogëve të universitetit, punime shkencore të Fakulteteve dhe Departamenteve, në kuadër të konferencave Shkencore.
Në Panairin mbarëkombëtar të librit akademik dhe shkencor universiteti “Ismail Qemali” pezantoi volumin e Buletinit Shkencor që UV nxjerr në mënyrë periodike.
Pjesë e përfaqësimit dinjitoz të UV-së ishte dhe promovimi i dy veprave shkencore:
1. Universiteti “Ismail Qemali”, FSHH, QSAB, Departamenti i Gjuhës shqipe dhe Letërsisë. Prof. Emil Lafe, Personalitet i shquar i Gjuhësisë shqiptare. 2021; ISBN:978-9928-260-56-7; 2021. Promovimi u realizua nga Prof. Dr. Bardhosh Gace.
2. “Aplikimi i Procesit Infermieror” ISBN: 978-9928-4521-2-2. Promovimin u realizua nga Prof. Rudina Çerçizaj dhe Prof. Emirjona Kiçaj.
Pjesëmarrja në të tilla aktivitete, mes botuesve të librit akademik dhe shkencor, të universiteteve, qendrave dhe institucioneve të tjera të kërkimit shkencor, në entet botuese publike e jopublike, është një mundësi shumë e mirë për të njohur dhe vlerësuar në standartet e duhura botimet më të fundit shkencore në gjithë hapësirën shqiptare.