Urimi i Rektorit, Prof. Dr. Roland Zisi për Pashkën Ortodokse

njoftime

 

Të nderuar studentë, pedagogë, punonjës të administratës së UV dhe qytetarë të Vlorës,
Urime të përzemërta me rastin e festës së Pashkëve të gjithë shqiptarëve të besimit ortodokse.

Pashkët janë festat e ringjalljes dhe jetës së re, me qëllimin kryesor bashkimin e njerëzve.

Dhuroftë Pashka Ortodokse ringjalljen e zemërgjerësisë, tolerancës, respektit dhe dashurisë mes njëri-tjetrit.

Le te shërbejë kjo ditë simbolike e kremtimit të ringjalljes së shpirtit hyjnor dhe besimit fetar për të reflektuar mbi rëndësinë e vlerave të patjetërsueshme dhe tradicionale të bashkëjetesës e harmonisë fetare të shqiptarëve.

Shëndeti, dashuria e harmonia mbizotëroftë gjithmonë në familjet tuaja.
Urime për festën e ndritshme të Pashkëve!
Qoftë kjo ditë me simbolikë të veçantë fillimi i fitoreve dhe arritjeve në rrugën e drejtë, sjelltë shëndet të mirë, begati e harmoni zemre për të gjithë!

Le të falim sot e përherë më shumë solidaritet dhe dashuri njerëzore, me energji dhe shpresa të ripërtërira, me ngjallje të vërtetë të vlerave njerëzore, për një shoqëri solidariteti dhe përgjegjësie të përbashkët.

Gëzuar nga mot Pashkët Ortodokse!