Njoftohen të gjithë studentët se Qendra Media Aktive ka shpallur
thirrjen për konkursin e fushatave ndërgjegjësuese në nivelin lokal.
Ky konkurs do të zhvillohet mes pesë (5) universiteteve në vend, më
konkretisht: Universitetit “Ismail Qemali”- Vlorë; Universitetit “Fan
S. Noli- Korçë; Universitetit “Eqerem Çabej”- Gjirokastër, Universitetit
“Aleksandër Moisiu”- Durres dhe Universitetit “Luigj Gurakuqi”-Shkoder.
Në konkurs pjesëmarrja e Universiteteve duhet të jetë e organizuar në
skuadra, ku çdo skuadër duhet të ketë në përbërje 5-6 studentë të cilët
do të ideojnë fushata ndërgjegjësimi drejtuar të rinjve dhe aktoreve te
bashkise Vlore.
Disa nga çështjet ne te cilat mund te fokusohen fushatat janë:
përgjëgjësia sociale, paqja, ndërtimi i karrierës, qëndrueshmëria e
komuniteteve ndaj fenomeneve negative etj. Çdo skuadër është e lirë që
të ideojë fushata (psh: video, foto, takime, etj) mbi çështje të tjera
të cilat adresojnë shqetësime ne komunitetin e tyre.
Skuadra fituese në nivel Universiteti do të përfitojë një fond prej 800
USD.