Rektori i universitetit “Ismail Qemali Vlorë” shoqëruar nga prefekti i qarkut të Vlorës, Flamur Mamaj, mirëpriti në zyrën e tij delegacionin e prefekturës së Medimurjes, Kroaci.
Vizita në universitetin e Vlorës u realizua në kuadër të bashkëpunimit dhe shkëmbimit të eksperiencave mes prefekturës së Vlorës dhe prefekturës së Medimurjes në sektor të ndryshëm e veçanërisht në arsim.
Rektori i UV-së, Prof. Dr. Roland Zisi duke falenderuar prefektin e Medimurjes, për vizitën e tij në mjediset e universitetit “Ismail Qemali” shprehu gadishmërinë e tij të plotë për të thelluar bashkëbunimet e frytshme në kuadër dhe të procesit të ndërkombëtarizimit të UV-së përmes binjakëzimeve të shumta në nivel akademik mes universitetit të Vlorës dhe atij të Medimurjes.
Preketi i Medimurjes, Matia Posavec, theksoi dëshirën dhe interesin për të promovuar dhe realizuar bashkëpunime me interes të ndërsjelltë dypalësh për krijimin e kushteve të përshtatshme të binjakëzimit mes dy universiteteve respektive, në kuadër të konsolidimit së shpejti të marrëveshjeve konkrete të universitetit “Ismail Qemali” Vlorë me universitetin e Medimurjes.
Vizita e prefektit të Medimuries i paraprin realizimit të iniciativave të përbashkëta, aktiviteteve dhe programeve bashkëpunuese mes universitetit “Ismail Qemali” të Vlorës dhe prefekturës së Medimurjes në nivel akademik, përmes organizimit të simpoziumeve dhe konferencave të përbashkëta shkencore.