njoftim punesim

Personel akademik me angazhim me kohë të pjesshme pranë Departamentit të Financës

Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë, bazuar në Urdhërin Nr. 19, datë 02.03.2022 të Rektorit, shpall njoftimin për konkurim të hapur, për vendet e lira të punës në Universitetin “Ismail Qemali” Vlorë:

 1 (një) personel akademik me angazhim me kohë të pjesshme, i kategorisë “lektorë” dhe 2(dy) personel akademik me angazhim me kohë të pjesshme, të kategorisë “asistent-lektorë” në fushën e financës  dhe kontabilitetit, pranë Departamentit të Financës dhe Kontabilitetit, në Fakultetin e Ekonomisë, për Semestrin “Pranverë 2022”.

 Përshkrimi i vendit të punës

  1. Personeli akademik me kohë të pjesshme që do të punësohet, do të angazhohet në mësimdhënie në programet e studimit Bachelor, në fushën e financës dhe kontabilitetit.
  2. Kërkim shkencor individual dhe në grup.
  3. Mbështetje për nevojat e Departamentit.

Njoftimi i plote

Formulari i aplikimit