Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë, bazuar në Urdhërin Nr. 12, datë 22.02.2022 të Rektorit, shpall njoftimin për konkurim të hapur, për vendin e lirë të punës në Universitetin “Ismail Qemali” Vlorë:
1 (një) personel akademik me angazhim me kohë të plotë, të fushës së Mjekësisë për vitin akademik 2021-2022, pranë Qendrës Kërkimore-Shkencore të Shëndetit Publik.
Përshkrimi i vendit të punës
- Mësimdhënie në veprimtaritë akademike: seminare në lëndët paraklinike.
- Kërkim shkencor individual dhe në grup.
- Mbështetje për nevojat e Departamentit.