PËR PËRFITIMIN E PERJASHTIMIT NGA TARIFAT SHKOLLORE PER
VITIN AKADEMIK 2021-2022
( PER STUDENTET E PROGRAMEVE PROFESIONALE, STUDENTET E CIKLIT BACHELOR DHE STUDENTET E PROGRAME TE INTEGRUARA )
Bazuar në VKM nr. 40, datë 23.01.2019, “Për disa ndryshime në VKM nr. 269, datë 29.03.2017, Për përcaktimin e e kategorive te individeve qe plotesojne kriteret e pranimit ne nje program te ciklit te pare te studimeve, ne nje program te integruar te studimeve ose nje program te studimeve profesionale,qe perjashtohen nga tarifat vjetore te shkollimit , si dhe VKM nr.251 date 27.03.2020”Per nje ndryshim ne VKM 269 date 29.03.2017:
Studentet mund te aplikojne per perjashtim nga tarifat e studimit 2021-2022 prane Zyrave te studentit ne fakultetet e tyre, ne momentin e regjistrimit ose ne momentin e plotesimit te kritereve dhe dokumentacionit .
Kur studenti aplikon ne momentin e regjistrimit, perjashtimi i tarifes fillon ne fillim te vitit akademik, kurse kur aplikohet gjate vitit akademik, perjashtimi fillon ne muajin pasardhes te muajit te aplikimit .
KATEGORITE PËRFITUESE .
I .STUDENTE EKSELENTE.
1) Studentët e pranuar në vitin e parë akademik me notë mesatare vjetore 9 – 10 nga sistemi i arsimit të mesëm të lartë .( Kjo kategori percaktohet sipas listës së studentëve që plotësojnë kriterin e notës mesatare të hartuar dhe të dërguar nga QSHA prane MASR).
2) Studentët e regjistruar në vitet pas të parit, me notë mesatare vjetore të ponderuar 9 -10 të vitit akademik paraardhës , përllogaritur me kreditet dhe notat e atij vitit akademik.
( Mesataret do te nxirren nga sekretarite ne Insitutucionet Publike të Arsimit të Lartë.)
II.STUDENTE NGA SHTRESA NE NEVOJE.
1) Studentët, familjet e të cilëve trajtohen me ndihmë ekonomike
2) Bashkëshortët që kanë fëmijë, dhe janë të dy studente.
3) Studentët, persona me aftësi të kufizuara, te vërtetuar nga Komisioni Mjeksor i Caktimit te Aftesisë për Punë(KMCAP), përfitues të pagesës së aftësisë së kufizuar.
4) Studentët që i kanë të pakten njerin prind me aftësi të kufizuara, te vërtetuara me vendim të Komisionit Mjeksor të Caktimit te Aftësisë për Punë (përfitues të pagesës së aftësisë së kufizuar).
5) Studentët që i kanë të dy prindërit pensionistë.
6) Studentët që kanë njërin prind pensionist dhe prindi tjetër nuk jeton.
7) Studentët, të tretët në radhën e fëmijëve e lart, të cilët vijnë nga familje me tre fëmijë e më shumë, nga të cilët dy të parët janë studentë në institucionet publike të arsimit të lartë.
8) Studentët që kanë përfituar statusin e jetimit, deri në moshën 25 vjeç.
9) Studentët që kanë humbur kujdestarinë prindërore me vendim gjykate të formës së prerë, deri në moshën 25 vjeç.
10) Studentët që janë identifikuar si viktima të trafikut të qenieve njerëzore dhe kanë përfituar statusin ligjor për trajtim si viktima të trafikut të qenieve njerëzore, deri në moshën 25 vjeç;
11) Studentët që janë fëmijë të punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, të Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin, të Forcave të Armatosura, të Shërbimit Informativ të Shtetit dhe të Policisë së Burgjeve që kanë humbur jetën në krye dhe për shkak të detyrës.”
12) Studente nga komuniteti rome ose egjiptian, te deklaruar me ane te vetedeklarimit.
13) Studentet femije te ish- te denuarve dhe ish-te perndjekurve politike nga sistemi komunist ose femije me prinder te denuar me heqje lirie.
Dokumentacioni i dorëzuar duhet të jetë sipas legjislacionit shqiptar në fuqi, pa korrigjime, origjinal ose fotokopje të noterizuara dhe brenda 3 muajve të fundit.
Studentët nuk përfitojne perjashtim nga tarifat apo humbasin të drejtën e përfitimit në rast se:
- Nuk kane plotesuar kreditet per te kaluar ne vitin pasardhes .
- Janë ndarë nga trungu familjar;
- Familjet e tyre ushtrojnë veprimtari private;
- Vazhdojnë studimet në një program të dytë studimi(Me perjashtim te studenteve te shkelqyer).
Dokumentacioni dorëzohet në Zyren e Studentit prane fakultetit perkates.
FORMULARI I APLIKIMIT KU INFORMOHENI EDHE PER DOKUMENTACIONIN QE DUHET TE DOREZOJE STUDENTI MUND TE SHKARKOHET KETU .
DREJTORIA E EDUKIMIT PER CIKLIN I DHE II TE STUDIMEVE