Thirrje për mobilitete mësimdhënie/ trajnim në kuadër të Programit “Erasmus +” për komponentin KA International Credit Mobility në Universitetin Aristoteli në Selanik, Greqi (Aristotle University of Thessaloniki-AUTH).
Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë në bashkëpunim me në Universitetin Aristoteli në Selanik, Greqi (Aristotle University of Thessaloniki-AUTH) në kuadër të Programit Erasmus+ për komponentin KA107, fton stafin e UV-së të aplikojë për mobilitet mësimdhënie/trajnim.
Numri i bursave për mësimdhënie për Shqipërinë: 3 (tre)
Numri i bursave për trajnim për Shqipërinë: 2 (dy)
Kosto e udhëtimit: 180 Euro
Distanca përllogaritet në bazë të largësisë referuar linkut https://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/resources/distance-calculator_en
Dieta ditore: 160 Euro/ditë
Periudha e mobilitetit: 1 Shkurt 2022 deri 30 Qershor 2022
Kriteret për aplikim për mësimdhënie:
- Personel akademik i punësuar me kontratë me angazhim me kohë të plotë me afat të pacaktuar në UV.
- Të zotërojë njohuri të mira të gjuhës angleze, minimumi niveli B2 ose të gjuhës që zhvillohen programet e studimit në AUTH.
Kriteret për aplikim për trajnim:
- Personel administrativ/ndihmësakademik i punësuar me kontratë me angazhim me kohë të plotë me afat të pacaktuar në UV.
- Të zotërojë njohuri të mira të gjuhës angleze, minimumi niveli B2.
Kriteret e përzgjedhjes së stafit:
Stafi do të përzgjidhet në bazë të skemës së miratuar në rregulloren “Për Implementimin e Marrëveshjeve Ndër-institucionale në Kuadër të Programit Erasmus+ KA107 International Credit Mobility’’, sipas fushave të mëposhtme:
- Arritja akademike -Titulli akademik/ Grada shkencore. ( vetem per stafin akademik)
- Eksperienca në punë ( vetem per stafin ndihmes akademik)
- Kompetenca e gjuhës së huaj.
- Pjesëmarrje në mobilitete. Prioritet i jepet stafit që nuk ka patur më parë eksperiencë mobiliteti.
Kritere shtesë:
- Argumentimi i qartë i qëllimit të vizitës, planit të punës në institucionin pritës si një vlerë e shtuar e mobilitetit në kontekstin e modernizimit dhe ndërkombëtarizimit të strategjisë së UV-së.
- Barazia gjinore (aty ku është e mundur, të përzgjidhen kandidatë të barabartë në numër për nga gjinia).
Procedura e përzgjedhjes së stafit kalon në tri faza:
1) Faza e Nominimit
Procedura e përzgjedhjes në UV:
- UV ngre një komision ad-hoc, i cili do t’i rendisw kandidatt në bazë të skemës së pikëzimit si dhe kritereve të thirrjes. Për të garantuar pjesëmarrje prej të gjithë departamenteve përzgjedhja e stafit do të bëhet duke respektuar shpërndarjen sipas rregullit një bursë për departrament. Në rastet kur mungojnë aplikime prej cdo departamenti, kuotat e mbetura do të shpërndahen mes aplikantëve duke respektuar renditjen e kandidatëve.
- Kandidatët fitues do të njoftohen prej SPMJ-së në adresën e tyre të email-it.
- Kandidatët aplikues kanë të drejtën e ankimimit kundër vendimit të komisionit ad-hoc pranë Rektorit brenda 5 ditëve nga marrja e njoftimit.
- Në përfundim të afatit të ankimimit, SPMJ përcjell listën e stafit të nominuar pranë në Universitetin Aristoteli në Selanik në Greqi.
2) Faza e aplikimit
- Vetëm stafi i nominuar do të kontaktohet prej AUTH me udhëzimet e nevojshme për procedurën e aplikimit.
3) Faza e përzgjedhjes nga AUTH
- Përzgjedhja finale e stafit që do të përfitojnë bursat e akorduara për universitetet shqiptare do të realizohet nga Universiteti Aristoteli në Selanik, nëpërmjet vlerësimit prej Koordinatorëve Erasmus+ të Shkollave dhe Fakulteteve të këtij universiteti, sipas kritereve të përcaktuara për secilën kategori sipas informacionit të paraqitur në linkun: https://eurep.auth.gr/en/staff/international/teaching/assessment
- Në përfundim, AUTH do t’i dërgojë UV-së listën e aplikantëve të përzgjedhur.
Dokumentet e nevojshme për aplikim:
- Formular i aplikimit.
- Kopje e dokumentit identifikues (pasaportë).
- Dokument që vërteton statusin e të punësuarit pranë UV-së.
- CV vetjake në gjuhën angleze.
- Çertifikata e gjuhës së huaj që vërteton njohjen e gjuhës angleze (minimumi i kërkuar niveli B2). Përjashtim: stafi me diplomë universitare në gjuhë angleze.
- Vërtetim nga Rektori / Dekani i Fakultetit tuaj që ju lejon të shkëputeni për të kryer mobilitetin.
Ju lutem, kini në vëmendjen tuaj që realizimi i mobilitetit sipas periudhës së planifikuar do të varet nga situata Covid-19.
Dorëzimi i dokumentave të aplikimit kryhet në një nga mënyrat e mëposhtëme:
- Elektronikisht (të skanuara në formatin pdf) në adresat elektronike international@univlora.edu.al
- Dorazi pranë Sektorit të Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë pranë Rektoratit, kati I-rë.
Afati i fundit i aplikimit është data 25/10/2021.
Më shumë informacion rreth Universitetin e Aristoteli në Selanik, Greqi mund ta gjeni në faqen e internetit: https://eurep.auth.gr/en/programmes/erasmusplus
Për më shumë informacion rreth skemës së mobilitetit dhe mënyrës së aplikimit mund të kontaktoni me:
- Koordinatorin akademik të marrëveshjes ndërinstitucionale, Phd Enkelejd Mehilli: mechili @univlora.edu.al
Ose
- Sektorin e Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë, pranë Rektoratit, Kati i I-rë në adresën e –mailit: international@univlora.edu.al
Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë ju uron suksese!
FORMULAR APLIKIMI PER PERSONELIN TRAJNIM_AUTH