njoftim punesim

Personel akademik pranë Departamentit të Inxhinierive dhe Teknologjisë Detare

Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë, bazuar në Urdhërin Nr. 103, datë 19.10.2021 të Rektorit, shpall njoftimin për konkurim të hapur, për vendin e lirë të punës në Universitetin “Ismail Qemali” Vlorë:

1 (një) Personel akademik me kohë të plotë në grup lëndët e Inxhinierisë Elektrike, për vitin akademik 2021-2022, pranë Departamentit të Inxhinierive dhe Teknologjisë Detare në Fakultetin e Shkencave Teknike dhe Natyrore

Përshkrimi i vendit të punës
• Pedagog me angazhim me kohë të plotë
• Mësimdhënie në grup lëndët e Inxhinierisë Elektrike
• Mbështetje për nevojat e Departamentit dhe Fakultetit.

Njoftimi i plote

Formulari i aplikimit