Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë, bazuar në Urdhërin Nr. 87, datë 08.10.2021 të Rektorit, shpall njoftimin për konkurim të hapur, për vendin e lirë të punës në Universitetin “Ismail Qemali” Vlorë:
Personel ndihmësakademik me karakter administrativ “Specialist biblioteke në Godinën C” pranë Sektorin të Bibliotekës Shkencore në Universitetin “Ismail Qemali” Vlorë
Përshkrimi i vendit të punës
Specialisti i Bibliotekës përgjigjet për mbarëvajtjen e punës së përditshme me librin në Bibliotekën Nr. 3 (Godina C), sipas rregullores së brendshme të BUV. Organizon punën në bibliotekë dhe asiston tek studentët e pedagogët sipas kërkesave të marra nga departamentet e fakultetit të FSHTN-së. Organizon aktivitete ku promovohen libra, autorë dhe tendenca bashkëkohore kulturore, shkencore e letrare në Bibliotekën e Godinës C.