Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë, bazuar në Urdhërin Nr. 63, datë 07.09.2021 të Rektorit, shpall njoftimin për konkurim të hapur, për 2(dy) vendet e lira të punës në Universitetin “Ismail Qemali” Vlorë:
2 (dy) personel akademik me angazhim me kohë të plotë, të fushës së Mjekësisë (specialist ose i përgjithshëm) për vitin akademik 2021-2022, pranë Qendrës Kërkimore-Shkencore të Shëndetit Publik.
Përshkrimi i vendit të punës
- Mësimdhënie në veprimtaritë akademike: seminare në lëndët paraklinike.
- Kërkim shkencor individual dhe në grup.
- Mbështetje për nevojat e Departamentit.