Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë, bazuar në Urdhërin Nr. 62, datë 07.09.2021 të Rektorit, shpall njoftimin për konkurim të hapur, për 2 (dy) vendet e lira të punës në Universitetin “Ismail Qemali” Vlorë:
2 (dy) personel akademik me angazhim me kohë të plotë, për fushën e infermierisë për vitin akademik 2021-2022 pranë Departamentit të Infermierisë në Fakultetin e Shëndetit.
Përshkrimi i vendit të punës për fushën e infermierisë:
- Pedagog me kohë të plotë
- Mësimdhënie në modulet e lëndëve infermierore në veprimtaritë akademike: praktikë në Fier.
- Kërkim shkencor individual dhe në grup.
- Mbështetje për nevojat e Departamentit dhe Fakultetit.