MASR miraton edhe tre programe të reja studimi për UV.
Para disa ditësh ministrja e MASR, znj. EVIS KUSHI, miratoi kerkesën e UV për hapjen e tre programeve të reja studimi të cilat aktivizohen prej vitit akademik 2021-2022.
Këto programe jane:
1. Bachelor në “Media, Komunikim dhe Trashëgimi Kulturore”, me profilet “Gazetari dhe Multimedia” dhe “Trashëgimi Kulturore”.
2. “Teknik Laboratori Kimik”, 2 vite akademike, me karakter profesional.
3. “Akuakulturë dhe higjenë e produkteve të peshkimit”, 2 vjet me karakter profesional.
UV, gjithashtu ështe në pritje të miratimit nga MASR, edhe të aplikimit për programin e studimit “Master Profesional për Mesuesi në Histori”.
Me këto katër programe të reja studimi, UV zgjeron më shumë ofertën akademike për maturantët dhe mësuesit e shkollave të rajonit të cilët tashmë kanë më shumë mundësi në përzgjedhje për aspiratat e tyre profesionale dhe të karrierës.
Badhkëlidhur vendimet e MASR: