njoftime

[:sq]UV në Javën ndërkombëtare të stafit Erasmus+ ICM në Universitetin e Pireut, Greqi [:en]UV at Erasmus+ ICM International Staff Week at the University of Piraeus, Greece[:]

[:sq] Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë, gjatë periudhës 24-28 Maj 2021, mori pjesë në edicionin e tretë të javës ndërkombëtare të stafit Erasmus+ ICM në Universitetin e Pireut, Greqi me tematikë “Menaxhimi dhe Administrimi i Projekteve të BE-së dhe Erasmusi i Ri 2021-2027” të zhvilluar online.

Qëllimi kryesor i aktivitetit ishte zgjerimi dhe forcimi i bashkëpunimit me institucionet partnere, ndarja e praktikave të ndryshme mbi ndërkombëtarizimin për të lehtësuar krijimin e rrjeteve dhe krijimin e partneriteteve të reja.

Disa prej çështjeve që u trajtuan në ditët e aktivitetit konsistonin në:

  • Karakteristikat e reja të programit Erasmus+ 2021-2027 dhe mundësitë e reja që ai ofron;
  • Instrumentat e rinj dixhital në Arsimin e Lartë;
  • Prioritetet e reja në fushën e kërkimit dhe institucioneve të arsimit të lartë;
  • Menaxhimi i Projekteve Evropiane; Si të shkruani një propozim Erasmus + KA2;
  • Konkurrenca e Ekonomisë Blu për Inovacionin- Raste Studimi;

Universiteti i Vlorës prezantoi gjatë dy ditëve të eventit, përfshirjen dhe ecurinë ndërkombëtare të institucionit  në programet e ndryshme me financim të huaj, si dhe suksesin e zgjerimit të hartës së bashkëpunimit me vendet e Bashkimit Europian.

Zv/Rektor për Kërkimin Shkencor dhe Zhvillimin Institucional pranë UV-së në prezantimin e tij dha një panoramë të qasjes që Shqipëria dhe Universiteti i Vlorës ka drejt Ekonomisë Blu për Inovacion si dhe ndau eksperiencën e tij nëpërmjet tre projekteve në implementim nga UV që kontribuojnë drejtëpërdrejtë në Ekonominë Blu të qytetit të Vlorës dhe më gjerë, përkatësisht projektet:

– (BLUEWBC)- “Zhvillimi i qëndrueshëm i ekonomive blu përmes arsimit të lartë dhe inovacionit në vendet e ballkanit perëndimor”;

– (KNOWHUB)-“Rilidhja e universiteteve dhe ndërmarrjeve për të nxitur inovacionin rajonal dhe veprimtarinë sipërmarrëse”;

– (MEP&M)-“Zhvillimi i programit master të përbashkët rajonal në mbrojtjen dhe menaxhimin e mjedisit detar”.

 

[:en]University of Vlora “Ismail Qemali”, during 24-28 May 2021, participated in the 3rd Erasmus+ ICM International Staff Week at the University of Piraeus in Greece entitled: “Eu Project Management And Administration – New Erasmus + 2021-2027”. The event took place online, via zoom platform.

The main purpose of this event is to widen and strengthen the cooperation with our partner institutions, to share our different experiences on internationalization, to facilitate networking and establish new partnerships.

Some of the topics discussed during the event consisted of:

  • The new features of the Erasmus+ program 2021-2027 and the new opportunities it offers;
  • New Digital Tools in Higher Education;
  • New Priorities in the field of Research and Higher Institutions to the Education;
  • European Projects’ Management; How to write an Erasmus+ KA2 proposal;
  • Blue Growth Competition for Innovation, Case Studies;

University of Vlora was twice part of the agenda and presented the involvement and international progress of the institution in various EU grant programs as well as the success of UV in expanding the map of international cooperation within European Union countries.

Vice-Rector for Scientific Research and Institutional Development at UV in his presentation gave an overview of the approach that Albania and the University of Vlora have towards the Blue Economy for Innovation and shared his experience through three projects implemented by UV that directly contribute in the Blue Economy of the city of Vlora and beyond, respectively projects:

– (BLUEWBC)- “Sustainable Development of Blue Economies through Higher Education and Innovation in Western Balkan Countries”;

– (KNOWHUB)-“ Reconnecting Universities and Enterprises to unleash Regional Innovation And Entrepreneurial Activity”;

– (MEP&M)-“Development of Regional Joint Master Program in Maritime Environmental Protection And Management”

[:]