njoftime

Projekti SUCCESS – SUCCESS project

Ditën e enjte, dt.24.06.2021, në kuadër të rritjes së cilësisë së mësimdhënies dhe duke u mbështetur në objektivat e projektit SUCCESS, koordinatorja e projektit  Prof. Assoc. Elenica Pjero, Zv. Dekane e Kërkimit Shkencor në Fakultetin e Ekonomisë, organizoi leksionin online me studentët e këtij fakulteti dhe të ftuar dy përfaqesues nga Agjencia e Marrëdhënieve me Publikun, KAFKA KOMMUNIKATION, Gjermani.

Përfaqësuesit gjermanë realizuan një prezantim tepër interesant për studentët, i cili u pasua nga pyetje të ndryshme prej studentëve. Ky prezantim shërbeu si një eksperiencë e mirë nga një realitet i zhvilluar, sic është ai gjerman. Aty u evidentua qartë domosdoshmëria e forcimit të lidhjes mes universitetit dhe botës së biznesit me të cilën studentët do të përballen pas studimit nëpër auditorë. Në këtë mënyrë, institucioni ynë mund të zbulojë cfarë kompetencash ka të nevojshme tregu i punës dhe ti përkthejë ato në njohuritë që mund tu ofrojmë studentëve tanë përmes lëndëve të ndryshme nëpër programet tona të studimit.

 

Vice Dean for Scientific Research at the Faculty of Economy and the project coordinator for the SUCCESS project Prof. Assoc. Elenica Pjero, organized on Thursday, 26.06.2021 the online lecture with the students of the Faculty of Economy. The aim was to increase the teaching quality and to fulfill the objectives in the framework of the SUCCESS project. Guests from the German Agency for Public Relations, KAFKA KOMMUNIKATION were invited to present their work experience during this lecture.

The presentation from German practitioners was very interesting and was followed by various questions from our students. It was seen as a best practice from a program country, such as the German developed reality. This event also highlighted the need to strengthen the connection between universities and the business world which will help the students after their studies. It also emphasized the necessity for academic institutions to discover what competencies the labor market needs and translate them into the knowledge the university can offer to our students through various subjects of study programs.