[:sq]Në datën 4 Maj Drejtues të Njësive Bazë të Universitetit të Vlorës “Ismail Qemali” morrën pjesë në trajnimin e organizuar nga Agjencia Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit (AKKSHI) dhe Rrjeti Akademik Shqiptar (RASH) për “Zbatimin e Platformës së Kërkimit Shkencor UCRIS në Institucionet e Arsimit të Lartë publik në kuadër të iniciativës për Open Science në Shqipëri”. Ky trajnim do të shërbejë si një hap i parë drejt krijimit të bazës kombëtare të të dhënave për kërkimin shkencor. Paralelisht, kjo bazë të dhënash do të përdoret edhe për vlerësimin e veprimtarisë kërkimore-shkencore të njësive bazë të institucioneve të arsimit të lartë. Gjatë trajnimit, ekspertë të RASH prezantuan me detaje mënyrën e funksionimit të platformës si dhe përfitimiet e mundëshme nga përdorimi i saj si për pedagogët ashtu edhe për Institucionin.
[:]