njoftime

[:sq]Takimi i parë i partnerëve në projektin MEP & M[:en]The first meeting of partners on the MEP&M project [:]

[:sq]Nga 22 deri më 23 Shkurt 2021, u mbajt një takim dy-ditor (Takimi Kick-off) i partnerëve në projektin Erasmus + me titull: Zhvillimi i Programit të Përbashkët Rajonal “Master në Mbrojtjen dhe Menaxhimin e Mjedisit Detar (MEP & M)”. Projekti do të zgjasë tre vjet. Ky projekt financohet nga Agjencia Ekzekutive e Arsimit, Audiovizuale dhe Kulturës (EACEA) nën aksin KA2 – Bashkëpunimi për inovacionin dhe shkëmbimin e praktikave të mira – Ndërtimi i kapaciteteve në fushën e arsimit të lartë.

Gjatë ditës së parë, dekani i fakultetit të Studimeve Detare në Kotor të Universitetit të Malit të Zi Prof. Dr. Špiro Ivošević mbajti një fjalim mirëseardhje. Gjithashtu përshëndetën takimin edhe znj. Danielle Picot, Zyrtare e Projektit në emër të EACEA dhe znj. Vanja Drljević, Koordinatore Kombëtare Erasmus + në Malin e Zi. U prezantuan paketat e punës, si dhe aktivitetet dhe rezultatet e pritshme në përfundim të tre viteve të zbatimit të projektit. Në ditën e dytë, pjesëmarrësit folën për pjesën teknike të zbatimit të aktiviteteve në projekt, ku u prezantuan hapat e nje plani diseminimi për një prezantim më të mirë të programit të studimit të akredituar. Me menaxhim adekuat të projektit dhe financiar, partnerëve u mundësohet që të menaxhojnë projektin çdo ditë dhe të vendosin për zhvillimin e një qëllimi të përbashkët, i cili është krijimi i kushteve për akreditimin e një programi studimi të përbashkët rajonal në gjuhën angleze të Universitetit të Malit të Zi, Fakulteti i Studime Detare, Kotor, Universiteti Aleksander Moisiu i Durrësit dhe Universiteti ‘Ismail Qemali’ Vlore nga Shqipëria.

Takimi u ndoq nga anëtarët e grupeve të punës të institucioneve / organizatave partnere: Universiteti “Aleksander Moisiu” i Durrësit, Universiteti ‘Ismail Qemali’ Vlore, Universiteti i Lubjanës, Universiteti Côte d’Azur, Universiteti i Cadiz, Drejtoria e Përgjithshme Detare, Natyra dhe Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit dhe Qendra Ekologjike DOLPHIN.

Fakulteti i Studimeve Detare Kotor i Universitetit të Malit të Zi është institucioni kryesor në projekt.

 

[:en]From 22nd to 23rd February 2021, a two-day meeting (Kick-off meeting) of partners on the Erasmus + project entitled: Development of Regional Joint Master Program in Maritime Environmental Protection and Management (MEP&M) was held. The project will last three years. It is funded by the Education, Audiovisual and Culture Executive Agency (EACEA) under the key action KA2 – Cooperation for innovation and exchange of good practice – Capacity Building in the field of Higher education.

During the first day, the dean of the faculty Prof. Dr. Špiro Ivošević gave a welcome speech as well as Mrs. Danielle Picot, Project Officer on behalf of the EACEA, and Mrs. Vanja Drljević, National Erasmus + Coordinator in Montenegro. Work packages were presented, as well as deliverables and outputs expected after three years of project implementation. On the second day, the participants talked about the technical part of the implementation of activities on the project, where the planned dissemination steps towards a better presentation of the accredited study program were presented. With adequate project and financial management, partners are enabled to manage the project daily and decide on the development of a common goal, which is to create conditions for accreditation of a joint regional study program in the English language of the University of Montenegro, Faculty of Maritime Studies, Kotor, Aleksander Moisiu University of Durres and University ‘Ismail Qemali’ Vlore from Albania.

The meeting was attended by the team members of the partners’ institution/organizations: the Aleksander Moisiu University of Durres, University ‘Ismail Qemali’ Vlore, University of Ljubljana, Université Côte d’Azur, University of Cadiz, General Maritime Directorate, Nature and Environmental Protection Agency, and Ecological Center DOLPHIN.

The Faculty of Maritime Studies Kotor of the University of Montenegro is the lead institution in the project.

[:]