Instituti Konfuci në Universitetin e Tiranës ka hapur regjistrimet mbi gjuhën dhe kulturën kineze për të gjithë të interesuarit

njoftime

Ju komunikojme se, Instituti Konfuci në Universitetin e Tiranës ka hapur regjistrimet mbi gjuhën dhe kulturën kineze për të gjithë të interesuarit. Regjistrimet kryhen online në faqen tonë ciut.edu.alhttps://ciut.edu.al/2021/02/hapen-regjistrimet-e-reja/, gjithashtu dhe kurset janë online përmes platformës ZOOM.

Instituti Konfuci në Universitetin e Tiranës ofron:
Të gjitha nivelet e mësimit të gjuhës kinez, per te gjithe te interesuarit.
Studentët e Universitetit të Tiranës kanë dy mundësi për të mësuar gjuhën kineze, ose duke e zgjedhur këtë lëndë në kurrikulat që fakulteti ofron ose duke u regjistruar pranë Institutit Konfuci-UT.
Bursa studimi në universitet më  të mira të Kinës, per cdo student shqipetar.
Evente te ndryshme kulturore si: Konkursi i Kulturës Kineze; Festa e Fenerit Kinez, etj. Zgjeroni aftësitë dhe njohuritë tuaja mbi Kinën, gjuhën dhe kulturën me Institutin Konfuci në Universitetin e Tiranës.

Njoftojmë të gjithë të interesuarit se Instituti Konfuci në Universitetin e Tiranës hap regjistrimet mbi gjuhën dhe kulturën kineze. Nga data 15 shkurt 2021 deri në datë 15 mars 2021, mund të kryeni regjistrimet për gjuhën dhe kulturën kineze (semestri i dytë) për vitin akademik 2020-2021.

Regjistrimi duhet të bëhet nga të gjithë  të interesuarit. Kurset do te zhvillohen online përmes platëformës ZOOM.

Për të kryer regjistrimin mund të vizitoni faqen tonë www.ciut.edu.al, ose mund të klikoni në linkun këtu: https://ciut.edu.al/2021/02/hapen-regjistrimet-e-reja/ 

INSTITUTI KONFUCI NË UNIVERSITETIN E TIRANËS