[:sq]Nën kujdesin e Rektorit të Universitetit të Vlorës Prof. Dr. Roland Zisi, më datë 16/12/2020, u zhvillua nga Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë në bashkëpunim me Ambasadën Austriake aktiviteti online “25 vite të Austrisë në BE”.
Aktiviteti u organizua nëpërmjet platformës Gotomeeting me pjesëmarrjen e Shkëlqesisë së tij zoti Ambasador Dr. Christian Steiner, Konsullit të nderit në Vlorë Prof. Dr. Arben Malaj, Zv. Rektorit për Kërkimin Shkencor dhe Zhvillimin Insitucional, PhD. Enkelejd Mëhilli, student dhe personeli akademik/administrativ i Universitetit të Vlorës. Universiteti i Vlorës ishte i nderuar që Shkëlqesia e tij, Ambasadori Dr. Christian Steiner, në kuadër të 25 vjetorit të anëtarësimit të Austrisë në BE, pranoi të jetë pjesë e auditorit virtual dhe të ndante me të pranishmit eksperiencën dhe rrugëtimin e vendit të tij gjatë 25 viteve në BE, si dhe mbi mundësitë që Universiteti i Vlorës mund të ketë nëpërmjet zgjerimit dhe bashkëpunimit me Institucionet e Arsimit të Lartë në Austri dhe vendet e Bashkimit Europian. Gjatë aktivitetit, pati interes prej pjesëmarrësve për tu njohur mbi opinionin e Ambasadorit mbi çështjen e anëtarësimit të Shqipërisë në BE dhe roli i Austrisë në ecurinë e këtij procesi.
Aktiviteti u përmbyll me falenderime dhe me dëshirën e Ambasadorit që shumë shpejt të jetë i pranishëm dhe fizikisht në Universitetin e Vlorës në takime të tjera.
[:]