njoftime Thirrje

[:sq]Bursa Erasmus+ për mësimdhënie/trajnim në Universitetin Aristoteli në Selanik, Greqi[:]

[:sq]Thirrje për mobilitet stafi për mësimdhënie/trajnim në kuadër të Programit Erasmus + për komponentin KA107 International Credit Mobility në Universitetin Aristoteli në Selanik, Greqi (Aristotle University of Thessaloniki-AUTH).

Universiteti i Vlorës “Ismail Qemali” në bashkëpunim me Universitetin Aristoteli (AUTH) në Selanik, Greqi, hap thirrjen për mobilitete stafi në kuadër të Programit Erasmus+ për komponentin KA107 (2019-2021).

Ftohen të aplikojnë stafi akademik dhe ndihmësakademik/administrativ i punësuar me kontratë me afat të pacaktuar në UV, të cilët plotësojnë kriteret e mëposhtme.

Numri i bursave për staf për Shqipërinë:

  • Numri i bursave për mësimdhënie: 3 (tre)
  • Numri i bursave për trajnim: 2 (dy)

Periudha e implementimit të mobilitetit:

  • Semestri Pranverë 2021 (1 Shkurt- 30 Qershor 2021) për 7 ditë (5 + 2 ditë udhëtimi)

Bursa përfshin:

Kriteret për aplikantët për mësimdhënie:

  • Të jetë personel akademik i punësuar me kontratë me angazhim me kohë të plotë me afat të pacaktuar në UV;
  • Të zotërojë njohuri të mira të gjuhës angleze, minimumi niveli B2 ose të gjuhës që zhvillohen programet e studimit në AUTH.
  • Të ketë përvojë dhe kontribute akademike dhe shkencore në fushën e sipërpërmendur;

Kriteret e përzgjedhjes:

  • Titulli akademik/ Grada shkencore
  • Kompetenca Gjuhësore
  • Prioritet i jepet stafit që nuk ka patur më parë eksperiencë mobiliteti
  • Kritere të tjera shtesë mund të përfshijnë:
  • Plani i punës i propozuar (staff mobility agreement);
  • Vjetërsia në punë
  • Barazia gjinore (aty ku është e mundur të përzgjidhen kandidatë të barabartë në numër për nga gjinia).

Kriteret për aplikantët për trajnim:

  • Të jetë staf efektiv i Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë
  • Të argumentojë qartazi qëllimin e vizitës në institucionin pritës
  • Të zotërojë njohuri të mira të gjuhës angleze, minimumi niveli B2

Kriteret e përzgjedhjes:

  • Eksperienca e punës
  • Kompetenca gjuhësore
  • Prioritet i jepet stafit që nuk ka patur më parë eksperiencë mobiliteti
  • Kritere të tjera shtesë mund të përfshijnë
  • Plani i mobilitetit i propozuar (staff mobility agreement)
  • Barazia gjinore (aty ku është e mundur të përzgjidhen kandidatë të barabartë në numër për nga gjinia).

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

  • Formular i aplikimit;
  • Kopje pasaportës;
  • Dokument që vërteton statusin e të punësuarit pranë UV-së
  • CV vetjake në gjuhën angleze sipas modelit Europass( mund të shkarkoni një model:http://europass.cedefop.europa.eu/documents/curriculum-vitae/templates-instructions).
  • Certifikata e gjuhës së huaj që vërteton nivelin e njohjes së gjuhës së kërkuar, përjashtim nga ky detyrim bëjnë stafi që është diplomuar për gjuhë angleze/të huaj.
  • Vërtetim nga Rektori / Dekani i Fakultetit tuaj që ju lejon të shkëputeni për të kryer mobilitetin.

Më shumë informacion rreth universitetit pritës Aristotle University of Thessaloniki (AUTH) do të gjeni në: https://eurep.auth.gr/en/programmes/erasmusplus

Afatet e aplikimit:

Dokumentet e aplikimit duhet të dorëzohen pranë Sektorit të Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë brenda datës 09/11/2020.

Procedura e përzgjedhjes së stafit kalon në tri faza:

  • Faza e Nominimit

Për përzgjedhjen e stafit në UV:

  • Ngrihet një komision ad hoc, i cili do t’i vlerësojë aplikantët në bazë të kritereve të shpalluara në këtë thirrje si dhe skemës së miratuar në rregulloren “Për Implementimin e Marrëveshjeve Ndër-institucionale në Kuadër të Programit Erasmus+ KA107 International Credit Mobility’’.
  • Kandidatët aplikues kanë të drejtën e ankimimit kundër vendimit të komisionit ad-hoc pranë Rektorit brenda 5 ditëve nga marrja e njoftimit.
  • UV i përcjell listën e stafit të nominuar pranë AUTH.
  • Faza e aplikimit
  • Në përfundim të periudhës së nominimit, i gjithë stafi i nominuar do të duhet të aplikojnë online dhe të ngarkojnë të gjitha dokumentet e kërkuara sipas udhëzimeve që do të marrin prej SPMJ-së në UV.
  • Faza e përzgjedhjes nga AUTH
  • Përzgjedhja finale e stafit që do të përfitojnë bursat e akorduara për universitetet shqiptare do të realizohet nga Universiteti Aristoteli në Selanik, nëpërmjet vlerësimit prej Koordinatorëve Erasmus+ të Shkollave dhe Fakulteteve të këtij universiteti, sipas kritereve të përcaktuara për secilën kategori sipas informacionit të paraqitur në linkun: https://eurep.auth.gr/en/staff/international/teaching/assessment
  • Në përfundim, AUTH do t’i dërgojë UV-së listën e aplikantëve të përzgjedhur.

Për më shumë informacion rreth skemës së mobilitetit dhe mënyrës së aplikimit mund të kontaktoni me Sektorin e Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë, pranë Rektoratit, Kati i I-rë ose në adresën elektronike: international@univlora.edu.al.

Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë  ju uron suksese!

 

FORMULAR APLIKIMI PER PERSONELIN AKADEMIK_

FORMULAR APLIKIMI PER PERSONELIN TRAJNIM[:]