[:sq]
#Tetori Rozë
Muaji ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit.
Muaji Tetor, muaji i ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit në mbarë botën ndihmon në rritjen dhe mbështetjen e ndërgjegjësimit, diagnostikimit të hershëm, trajtimit dhe kujdesit për sëmundjen.
Në Shqipëri kanceri i gjirit është kanceri me prevalencën dhe vdekshmërinë më të lartë në mesin e grave e lidhur kjo me diagnostikimin në stade të avancuara të sëmundjes duke ulur mundësitë për mbijetesë dhe rritur kostot e sëmundjes në shumë aspekte.
Fakulteti i Shëndetit nëpërmjet organizimit të aktiviteteve të ndryshme i është bashkuar fushatës globale për ndërgjegjesimin e kancerit të gjirit.
Diktuar nga kushtet e pandemisë shumica e aktiviteteve të organizuara kanë qënë virtuale dhe kanë konsistuar në:
dhënien e informacionit për kancerin e gjirit në botë dhe në Shqipëri;
rëndësinë e diagnostikimit të hershëm;
faktorëve të rrezikut,
mënyrave të depistimit;
dhënien e mesazheve ndërgjegjësuese nga stafi dhe studentët e fakultetit
dhe në përmbyllje të aktiviteteve duke respektuar rregullat për Covid-19 është organizuar një marshim sensibilizues përgjatë Bulevardit Ismail Qemali të qytetit.
[:]