[:sq]Thirrje për mobilitet stafi për mësimdhënie/trajnim në kuadër të Programit Erasmus+ për komponentin KA1 International Credit Mobility në Universitetin Wrocław (University of Wrocław) në Poloni.
Universiteti i Vlorës “Ismail Qemali” në bashkëpunim me Universitetin Wrocław (University of Wrocław), Poloni, në kuadër të Programit Erasmus+ për komponentin KA1, fton stafin akademik të punësuar me kontratë me afat të pacaktuar në UV, të aplikojnë për të përfituar bursë për mësimdhënie/trajnim për një periudhë 5 ditore për aktivitetin “10th INTERNATIONAL STAFF TRAINING WEEK” për semestrin e dytë të vitit akademik 2019-2020 pranë Universitetit Wrocław.
Mobiliteti në këtë institucionin pritet të përmbushet në datat 11-15 Maj 2020.
Më shumë detaje mbi aktivitetin dhe mënyrën e aplikimit e gjeni në linkun: http://staffmobility.eu/staffweek/10th-international-staff-training-week
Shpenzimet do të mbulohen nga skema Erasmus +, komponenti KA1 për mobilitet stafi.
Ato parashikojnë shumën prej 275 Euro për udhëtimin vajtje-ardhje (përllogaritur në bazë të largësisë, https://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/resources/distance-calculator_en), si dhe dietën ditore prej 140 Euro/ditë.
Numri i bursave për mësimdhënie: 1 (një)
Numri i bursave për trajnim: 1 (një)
Kriteret për aplikim për mësimdhënie:
- Të jetë personel akademik i punësuar me kontratë me angazhim me kohë të plotë me afat të pacaktuar në UV;
- Të jetë i fushës: Gjuhë e huaj, Edukim dhe Biologji;
- Preferohet të jetë staf me gradë shkencore;
- Të ketë përvojë dhe kontribute akademike dhe shkencore në fushën e sipërpërmendur;
- Të argumentojë qartazi qëllimin e vizitës, planin e punës në institucionin pritës.
Kriteret e përzgjedhjes:
- Titulli akademik/ Grada shkencore ;
- Njohja e gjuhës së huaj sipas nivelit të përcaktuar në marrëveshjen ndër-institucionale;
- Prioritet i jepet stafit që nuk ka patur më parë eksperiencë mobiliteti;
- Kritere të tjera shtesë mund të përfshijnë:
- Plani i punës i propozuar (staff mobility agreement);
- Vjetërsia në punë;
- Barazia gjinore (aty ku është e mundur të përzgjidhen kandidatë të barabartë në numër për nga gjinia).
Kriteret për aplikim për trajnim:
- Të jetë staf efektiv i Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë;
- Të argumentojë qartazi qëllimin e vizitës në institucionin pritës.
Kriteret e përzgjedhjes:
- Eksperienca e punës ;
- Njohja e gjuhës së huaj sipas nivelit të përcaktuar në marrëveshjen ndër-institucionale;
- Prioritet i jepet stafit që nuk ka patur më parë eksperiencë mobiliteti;
- Kritere të tjera shtesë mund të përfshijnë:
Plani i mobilitetit i propozuar (staff mobility agreement);
- Barazia gjinore (aty ku është e mundur të përzgjidhen kandidatë të barabartë në numër për nga gjinia).
Dokumentet e nevojshme për aplikim:
- Formular i aplikimit;
- Kopje e dokumentit identifikues (pasaportë, ID);
- Dokument që vërteton statusin e të punësuarit pranë UV-së;
- CV vetjake në gjuhën angleze;
- Certifikata e gjuhës së huaj që vërteton nivelin e njohjes së gjuhës së kërkuar në marrëveshje, përjashtim nga ky detyrim bëjnë stafi që është diplomuar për gjuhë angleze/të huaj.
- Vërtetim nga Rektori / Dekani i Fakultetit tuaj që ju lejon të shkëputeni për të kryer mobilitetin;
- Plani i punës i propozuar (staff mobility agreement);
- Letër argumentuese (rreth 300 fjalë) në gjuhën angleze lidhur me qëllimin dhe përfitimin institucional të mobilitetit, bazuar në prioritetet e nënvizuara sipas udhëzimeve të Komisionit Evropian për këtë skemë.
(https://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/organisations#tab-1-1).
Për përzgjedhjen e stafit aplikues ngrihet një komision, i cili do t’i vlerësojë ata në bazë të skemës së miratuar në rregulloren “Për Implementimin e Marrëveshjeve Ndër-institucionale në Kuadër të Programit Erasmus+ KA107 International Credit Mobitily në Universitetin “Ismail Qemali” Vlorë’’ si dhe kritereve të thirrjes.
Dokumentet e aplikimit duhet të dorëzohen pranë Sektorit të Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë brenda datës 10/02/2020.
Kandidatët fitues do të njoftohen prej Sektorit të Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë në adresën e tyre të email-it.
Kandidatët aplikues kanë të drejtën e ankimimit kundër vendimit të komisionit ad-hoc pranë Rektorit brenda 5 ditëve nga marrja e njoftimit.
Për përzgjedhjen e stafit ngrihet një komision, i cili vlerëson stafin në përputhje me kriteret e thirrjes.
Procesi i brendshëm i përzgjedhjes nuk garanton që mobiliteti do të kryhet. Përzgjedhja duhet të konfirmohet nga institucioni pritës përmes një letre pranimi.
Më shumë informacion rreth universitetit Wrocław, Poloni do të gjeni në: https://uni.wroc.pl/
Për të dhëna të mëtejshme rreth skemës së mobilitetit dhe mënyrës së aplikimit mund të kontaktoni me Sektorin e Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë (e-mail: international@univlora.edu.al), pranë Rektoratit, kati i parë.
Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë ju uron suksese!
Thirrje-hapur-per-personel-_Wroclaw.
FORMULAR-APLIKIMI-PER-PERSONELIN-TRAJNIM.
FORMULAR-APLIKIMI-PER-PERSONELIN-AKADEMIK_Wroclaw.[:]