Në datën 29.01.2020 pranë FSHP në ambjentet e Laboratorit të Infermierisë u zhvillua aktiviteti vullnetar “Dhuroni gjak”.
Ky aktivitet periodik u organizua në bashkëpunim me Kryqin e Kuq Shqiptar dega Vlore, Bankën e Gjakut pranë Spitalit Rajonal dhe studentë të Fakultetit të Infermierisë.
Studentët e FSHP, me ndërgjegjësimin e plotë për tu bërë profesionistë të ardhshëm shëndeti, u bënë pjesë aktive e nismës humanitare: Dhuro gjak! Shpeto jete!