Takim për shkembimin e eksperiencës dhe rasteve të suksesit mes UV-së  dhe projektit zviceran Aftësi për punë.


Sot, në datë 22/01/2020, në mjediset e Rektoratit,  Prof. Dr. Roland Zisi priti përfaqësues të Agjensisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim për një takim pune të rëndësishëm në kuadrin e aktiviteteve me qëllim shkembimin e eksperiencës dhe rasteve te suksesit mes UV dhe projektit Aftesi për punë. Ishin të pranishëm  Znj. Borana Barjami – Menaxhere e të nxënit përmes punës në Projektin “Aftësi për Punë” dhe Swisscontact, Z. Boris Alibali – Konsulent Projekti “Aftësi për Punë” dhe Swisscontact. Koordinatore e takimit, Znj. Ines Troqe si manaxhere rajonale për projektin Aftësi për Punë S4J  si dhe Znj. Borana Barjami  parashtruan qëllimin e takimit duke specifikuar  tre çështjet kryesore .

  • Njohja dhe ndarja e kompletit të dokumentave per zhvillimin e praktikave profesionale dhe internship në biznese dhe kompani që operojnë në rajon.
  • Ndërmjetësim mes UV dhe Zyrave të Punës Vlorë në kuadër të programit të Nxitjes së Punësimit për të diplomuarit  nga UV;
  • Pozicionimi i UV-së  si ndërmjetësues midis kompanive lider në treg dhe studentëve punëkërkues. Rasti tipik është kërkesa për punonjës nga Balfin Group e cila,  së shpejti do të prezantohet nga UV në media dhe rrjeta sociale.

Në fund të takimit, pas diskutimit, me propozim të Rektorit të UV, Prof.Dr. Roland Zisi  u ra dakord për projektimin dhe nënshkrimin e një Marrëveshjeje Bashkëpunimi  mes UV-së dhe projektit Zviceran Aftësi për Punë. Gjithashtu, këto inisiativa u vlerësuan si mjaft të rëndësishme për UV në momentin kur institucioni është angazhuar plotësisht në procesin e akreditimit për arritjen e objektivave të strategjisë së institucionit në lidhje me rritjen e rolit të tij zhvillues dhe transformues së shoqërisë në rajon dhe më gjerë nëpërmjet implementimit të aktiviteteve të misionit të tretë, krahas atyre të edukimit dhe kërkimit shkencor.