njoftime Thirrje

[:sq]Bursa Erasmus + për mësimdhënie në Universitetin Eötvös Loránd, Hungari[:]

[:sq]Thirrje për mobilitet stafi për mësimdhënie në kuadër të Programit Erasmus+ për komponentin KA1 International Credit Mobility në Universitetin Eötvös Loránd (Eötvös Loránd University) në Hungari.

 Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë (UV) në bashkëpunim me Universitetin Eötvös Loránd, në Hungari në kuadër të Programit Erasmus+ për komponentin KA1, fton stafin akademik të punësuar me kontratë me afat të pacaktuar në UV, të aplikojnë për të përfituar bursë për mësimdhënie në Shkollën e Studimeve Angleze dhe Amerikane, Fakulteti i Shkencave Humane në Universitetin Eötvös Loránd për një periudhë 10 ditore ditore.

 Mobiliteti në këtë institucionin pritet të përmbushet brenda periudhës 30 Qershor 2020.

Shpenzimet do të mbulohen nga skema Erasmus +, komponenti KA1 për mobilitet stafi.

Ato parashikojnë shumën prej 275 Euro për udhëtimin vajtje-ardhje (përllogaritur në bazë të largësisë, https://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/resources/distance-calculator_en), si dhe dietën ditore prej 140 Euro/ditë.

Numri i bursave për mësimdhënie: 2 (dy)

 Kriteret për aplikim për mësimdhënie:

  • Të jetë personel akademik i punësuar me kontratë me angazhim me kohë të plotë me afat të pacaktuar në UV ;
  • Të jetë i fushës: Gjuhë angleze;
  • Preferohet të jetë staf me titull akademik/gradë shkencore;
  • Të ketë përvojë dhe kontribute akademike dhe shkencore në fushën e sipërpërmendur;
  • Të argumentojë qartazi qëllimin e vizitës, planin e punës në institucionin pritës;

 Kriteret e përzgjedhjes:

  • Titulli akademik/ Grada shkencore ;
  • Njohja e gjuhës së huaj sipas nivelit të përcaktuar në marrëveshjen ndër-institucionale ;
  • Prioritet i jepet stafit që nuk ka pasur më parë eksperiencë mobiliteti;
  • Kritere të tjera shtesë mund të përfshijnë:
  • planin e punës të propozuar (staff mobility agreement);
  • vjetërsia në punë;
  • barazia gjinore (aty ku është e mundur të përzgjidhen kandidatë të barabartë në numër për nga gjinia).

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

  • Formular i aplikimit;
  • Kopje e dokumentit identifikues (pasaportë, ID);
  • Dokument që vërteton statusin e të punësuarit pranë UV-së;
  • CV vetjake në gjuhën angleze;
  • Certifikata e gjuhës së huaj që vërteton nivelin e njohjes së gjuhës së kërkuar në marrëveshje, përjashtim nga ky detyrim bëjnë stafi që është diplomuar për gjuhë angleze;
  • Vërtetim nga Rektori / Dekani i Fakultetit tuaj që ju lejon të shkëputeni për të kryer mobilitetin;
  • Plani i punës i propozuar (staff mobility agreement);
  • Letër argumentuese (rreth 300 fjalë) në gjuhën angleze lidhur me qëllimin dhe përfitimin institucional të mobilitetit, bazuar në prioritetet e nënvizuara sipas udhëzimeve të Komisionit Evropian për këtë skemë.

(https://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/organisations#tab-1-1).

Për përzgjedhjen e stafit aplikues ngrihet një komision, i cili do t’i vlerësojë ata në bazë të skemës së miratuar në rregulloren “Për Implementimin e Marrëveshjeve Ndër-institucionale në Kuadër të Programit Erasmus+ KA107 International Credit Mobitily në Universitetin ‘’Ismail Qemali’’ Vlorë’’ si dhe kritereve të thirrjes.

Dokumentet e aplikimit duhet të dorëzohen pranë Sektorit të Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë brenda datës 31/01/2020.

Kandidatët fitues do të njoftohen prej Sektorit të Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë në adresën e tyre të email-it.

Kandidatët aplikues kanë të drejtën e ankimimit kundër vendimit të komisionit ad-hoc pranë Rektorit brenda 5 ditëve nga marrja e njoftimit.

Procesi i brendshëm i përzgjedhjes nuk garanton që mobiliteti do të kryhet. Përzgjedhja duhet të konfirmohet nga institucioni pritës përmes një letre pranimi.

Më shumë informacion rreth universitetit Universiteti Eötvös Loránd do të gjeni në:  https://www.elte.hu/en/faculties/humanities

Për më shumë informacion rreth skemës së mobilitetit dhe mënyrës së aplikimit, kontaktoni me koordinatorin akademik të marrëveshjes, Prof. As. Armela Panajotin me e-mail: armela.panajoti@univlora.edu.al ose me Sektorin e Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë me e-mail: international@univlora.edu.al  pranë Rektoratit, Kati i I-rë.

Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë  ju uron suksese!

 

 

FORMULAR-APLIKIMI-PER-PERSONELIN-AKADEMIK

Thirrje-hapur-per-personel-akademik_Elte-2019_2020[:]