[:sq]
Në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit midis Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë dhe Universitetit të Teknologjive Kimike dhe Metalurgjike, Sofie, Bullgari, në datat 9dhe 10 Dhjetor, 2019 u zhvillua workshop-i me temë: Kërkimi Akademik me impakt në zhvillimin rajonal.
Ky takim ishte rezultat i një bashkëpunimi të ngushtë të Qendrës së Zhvillimit Rajonal dhe Departamenteve të Biologjisë, Kimisë, Fizikës pranë Fakultetit të Shkencave Teknike me Fakultetin e Kimisë organike dhe fizike pranë UCTM-së.
Kërkues shkencore të stafit akademik nga të dy institucionet partnere prezantuan dhe diskutuan punë shkencore me impakt të dukshëm në zhvillimin e vendit dhe të rajonit.
Mjaft takime dhe shkëmbime eksperiencash u zhvilluan gjatë dy ditëve të workshop-it me propozime konkrete për inisiativa të mëtejshme në projekte në fusha me interes të përbashkët përsa i takon zhvillimit të programeve të studimit të nivelit master në edukim politikash për një mjedis të qëndrueshëm, ngritje kapacitetesh për studime në fushën e energjive të rinovueshme, mobilitete stafi dhe studentësh kryesisht në praktika mësimore në laboratorë dhe njohje pajisjesh moderne.
[:]