njoftime

[:sq]Bursa Erasmus + stafi për mësimdhënie/trajnim në Universitetin Teknologjik Bialystok, Poloni[:]

[:sq]Thirrje për mobilitet stafi për mësimdhënie/trajnim në kuadër të Programit Erasmus+ për komponentin KA1 International Credit Mobility në Universitetin Teknologjik Bialistok në Poloni

Universiteti i Vlorës “Ismail Qemali” në bashkëpunim me universitetin Teknologjik Bialistok në Poloni në kuadër të Programit Erasmus+ për komponentin KA1, fton stafin e punësuar me kontratë me afat të pacaktuar në UV, të aplikojnë për të përfituar 1 (një) bursë mësimdhënie dhe 2 (dy) bursa trajnimi për aktivitetin “International Staff Week at Bialystok University of Technology in Bialystok, Poland” në periudhën 30 Mars – 3 Prill 2020.

Shpenzimet do të mbulohen nga skema Erasmus +, komponenti KA1 për mobilitet stafi.

Ato parashikojnë shumën prej 275 Euro për udhëtimin vajtje-ardhje (përllogaritur në bazë të largësisë, https://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/resources/distance-calculator_en), si dhe dietën ditore prej 140 Euro/ditë.

Numri i bursave për mësimdhënie: 1 (një)

Numri i bursave për trajnim: 2 (dy) 

Kriteret për aplikim mësimdhënie:

  • të jetë personel akademik i punësuar me kontratë me angazhim me kohë të plotë me afat të pacaktuar ne UV ;
  • të jetë i fushave: Teknologji Informacioni, Shkenca Kompjuterike, Administrim Biznesi, Inxhinieri Elektrike, Inxhinieri Mekanike dhe Inxhinieri Navale
  • Preferohet të jetë staf me gradë shkencore;
  • Të ketë përvojë dhe kontribute akademike dhe shkencore në fushat e sipërpërmendura;
  • Të argumentojë qartazi qëllimin e vizitës, planin e punës në institucionin pritës;
  • Të zotërojë njohuri të mira të gjuhës Angleze (niveli B2)

Kriteret për aplikim trajnim:

  • të jetë staf ndihmës akademik/administrativ efektiv i Universitetit “Ismail Qemali”
  • të argumentojë qartazi qëllimin e vizitës në institucionin pritës.
  • Të zotërojë njohuri të mira të gjuhës Angleze (niveli B2)

Kriteret e përzgjedhjes për mësimdhënie:

  • Titulli akademik/ Grada shkencore
  • Njohja e gjuhës së huaj sipas nivelit të përcaktuar në marrëveshjen ndër-institucionale.
  • Prioritet i jepet stafit që nuk ka patur më parë eksperiencë mobiliteti.
  • Kritere të tjera shtesë mund të përfshijnë:
  • Plani i punës i propozuar;
  • Vjetërsia në punë;
  • Barazia gjinore (aty ku është e mundur të përzgjidhen kandidatë të barabartë në numër për nga gjinia).

Kriteret e përzgjedhjes për trajnim:

  • Eksperienca e punës.
  • Njohja e gjuhës së huaj sipas nivelit të përcaktuar në marrëveshjen ndër-institucionale
  • Prioritet i jepet stafit që nuk ka patur më parë eksperiencë mobiliteti.
  • Kritere të tjera shtesë mund të përfshijnë:
  • Plani i mobilitetit i propozuar (staff mobility agreement)
  • Barazia gjinore (aty ku është e mundur të përzgjidhen kandidatë të barabartë në numër për nga gjinia).

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

  • Formular i aplikimit;
  • Kopje e dokumentit identifikues (pasaportë, ID);
  • Dokument që vërteton statusin e të punësuarit pranë UV-së;
  • CV vetjake në gjuhën angleze;
  • Certifikata e gjuhës së huaj që vërteton nivelin e njohjes së gjuhës së kërkuar në marrëveshje; përjashtim nga ky detyrim bëjnë stafi që është diplomuar për gjuhë angleze.
  • Vërtetim nga Rektori / Dekani i Fakultetit tuaj që ju lejon të shkëputeni për të kryer mobilitetin;
  • Plani i punës i propozuar(staff mobility agreement) në gjuhën angleze lidhur me qëllimin dhe përfitimin institucional të mobilitetit, bazuar në prioritetet e nënvizuara sipas udhëzimeve të Komisionit Evropian për këtë skemë.

(https://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/organisations#tab-1-1).

Për përzgjedhjen e stafit aplikues ngrihet një komision, i cili do t’i vlerësojë ata në bazë të skemës së miratuar në rregulloren “Për Implementimin e Marrëveshjeve Ndër-institucionale në Kuadër të Programit Erasmus+ KA107 International Credit Mobitily’’ si dhe kritereve të thirrjes.

Dokumentet e aplikimit duhet të dorëzohen pranë Sektorit të Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë brenda datës 06/12/2019.

Kandidatët fitues do të njoftohen prej Sektorit të Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë në adresën e tyre të email-it.

Kandidatët aplikues kanë të drejtën e ankimimit kundër vendimit të komisionit ad-hoc pranë Rektorit brenda 5 ditëve nga marrja e njoftimit.

Procesi i brendshëm i përzgjedhjes nuk garanton që mobiliteti do të kryhet. Përzgjedhja duhet të konfirmohet nga institucioni pritës përmes një letre pranimi.

Më shumë informacion rreth universitetit pritës (Universiteti Teknologjik i Bialystok-ut në Poloni) do të gjeni në: https://pb.edu.pl/en/

Ose me Sektorin e Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë (e-mail: international@univlora.edu.al ), pranë Rektoratit, kati i parë.

Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë  ju uron suksese!

FORMULAR APLIKIMI PER PERSONELIN AKADEMIK_Bialystok

FORMULAR APLIKIMI PER PERSONELIN TRAJNIM Bialystok[:]