Takim vjetor i Këshillit dhe Asamblesë së Komunitetit të Universiteteve të Mesdheut CMU


Takim vjetor i Këshillit dhe Asamblesë së Komunitetit të Universiteteve të Mesdheut CMU në  Universitetin Eastern Mediterrean UniversityQipro e Veriut, në datat 25 dhe 26 tetor 2019 në Famagusta, Qipro e Veriut.

Universiteti Ismail Qemali merr pjesë në Asamblesë së Komunitetit të Universiteteve të Mesdheut. Mbledhja u organizua në kuadër të takimeve të përvitshme që rrjeti i universiteteve mesdhetare me mbi 160 partnerë, i njohur me akronimin CMU si organizëm konsultues pranë UNESCO, zhvillon për  raportimin e aktiviteteve vjetore si dhe përcaktimin e detyrave me karakter ekonomik dhe strategjik për zhvillimin e aktiviteteve në vazhdim.

Takimi u fokusua mbi çështje të bashkëpunimit ndëruniversitar për shkëmbim të praktikave më të mira dhe inovacionit, edukimin universitar me qendër studentin duke percjellë  modele të reja me prioritet për burimet njerëzore akademike siç janë: PBL, COE si dhe SCUE. Gjithashtu,  në sesionet e tjera u diskutua  për investime në edukim, trajnimet dhe kërkimin shkencor për zhvillim të qëndrueshëm në zonën e Mesdheut. U diskutuan me prioritet çështje që kanë të bëjnë me zhvillime të profileve ndërkombëtare të universiteteve, mundësia e hapjes së kurseve ndërkombetare, lëvizja e të rinjve si dhe alternativat e mësimdhënies.

Në sesionin e Këshillit dhe Asamblesë së CMU-së u vendos që mbledhja e rradhës e Këshillit të dhe Asambleja  e CMU-së të mbahet në Vlorë, Shqipëri dhe UV të jetë si institucion organizator.