[:sq]Thirrje për bursa studimi për studentët në kuadër të Programit Erasmus + për komponentin KA1 International Credit Mobility në Universitetin e Salernos në Itali.
Universiteti i Vlorës “Ismail Qemali” në bashkëpunim me Universitetin e Salernos (University of Salerno ) në Itali në kuadër të Programit Erasmus+ për komponentin KA1, fton studentët të aplikojnë për të përfituar bursë studimi për një periudhë prej 5 muajsh në Universitetin e Salernos në Itali për semestrin e dytë të vitit akademik 2019-2020. Në përfundim të mobilitetit studentët do të vijojnë studimet në universitetin e tyre të origjinës (UV). Ata nuk do të paguajnë asnjë tarifë shkollimi në universitetin pritës (University of Salerno), por do të vazhdojnë të paguajnë tarifat që aplikohen në universitetin e tyre të origjinës (UV).
Numri i bursave të studimit: – 8 (tetë)
Periudha e mobilitetit: – 5 muaj
Bursa përfshin:
- Kompensimin mujor: 850 Euro ne muaj
- Shpenzimet e udhëtimit: 180 EUR, vlerë e përcaktuar në bazë të largësisë midis universitetit pritës dhe atij të origjinës. Përllogaritja e largësisë bëhet në lidhjen e mëposhtme:
http://ec.europa.eu/programm…/erasmus-plus/…/distance_en.htm
Shënim: 70% e grantit total dhe shpenzimet e udhëtimit do t’u jepen studentëve një muaj pas mbërritjes së tyre në universitetin pritës.
Kriteret për aplikantët:
- Të jetë student i vitit të dytë dhe të tretë në Bachelor;
- Të jetë student i programit të studimeve Master.
- Të jenë student të programit të studimit të fushës Drejtësi.
- Të zotërojë njohuri të mira të gjuhës Italiane (niveli A2) ose Angleze (niveli B1)
Kriteret e përzgjedhjes:
- Merita akademike
- Kompetenca gjuhësore
- Prioritet më i ulët do t’u jepet atyre që kanë marrë pjesë më parë në mobilitete në të njëjtin cikël studimi.
- Prioritet do t’u jepet studentëve që u përkasin grupeve me diversitete sociale ekonomike, gjinore, racore, ngjyre, aftësi të kufizuara, etj.
- Kritere të tjera shtesë mund të përfshijnë :
- Barazia gjinore (aty ku është e mundur, të përzgjidhen kandidatë të barabartë në numër për nga gjinia).
Dokumentet e nevojshme për aplikim:
- Formular aplikimi
- Kopje të pasaportës
- Vërtetim studenti
- Listë notash
- Letër motivimi
- Certifikata e gjuhës së huaj që vërteton nivelin e njohjes së gjuhës së kërkuar në marrëveshje.
- Letër reference
- Dokument që vërteton aftësinë e kufizuar
- Dokument që vërteton që studenti është anëtarë i komunitetit rom ose egjiptian
- Dokument që verteton që studenti vjen nga familje që trajtohen me ndihme ekonomike ose bursë nga shteti
Në vëmendjen tuaj: Për tu njohur me kurset e ofruara në gjuhën angleze ju lutemi vizitoni linkun: https://esse3web.unisa.it/Guide/PaginaRicercaInse.do?statoRicerca=INIZIO
Më shumë informacion rreth universitetit Salerno në Itali do të gjeni në: https://www.unisa.it/ ose https://web.unisa.it/en/international/incoming-mobility
Për përzgjedhjen e studentëve ngrihet një komision, i cili do t’i vlerësojë ata në bazë të skemës së miratuar në rregulloren “Për Implementimin e Marrëveshjeve Ndër-institucionale në Kuadër të Programit Erasmus+ KA107 International Credit Mobitily’’.
Dokumentet e aplikimit duhet të dorëzohen pranë Sektorit të Projekteve dhe Marëdhënieve me Jashtë brenda datës 27/11/2019.
Kandidatët fitues do të njoftohen prej Sektorit të Projekteve dhe Mardhënieve me Jashtë në adresën e tyre të email-it.
Kandidatët aplikues kanë të drejtën e ankimimit kundër vendimit të komisionit ad-hoc pranë Rektorit brenda 5 ditëve nga marrja e njoftimit.
Përpara fillimit të mobilitetit kandidatët fitues plotësojnë një dokument të quajtur Learning Agreement (Marrëveshje që vendoset midis studentit që aplikon dhe universitetit të origjinës, në të cilën paracaktohen kurset me kreditet përkatëse sipas kriterit të numrit minimal të krediteve për lëndët që studenti do të ndjekë gjatë semestrit në universitetin pritës, të cilat do t’i njihen në përfundim të tij dhe në vijim të studimeve në universitetin e origjinës).
KUJDES: Studenti duhet të zgjedh ato lëndë në universitetin pritës, të cilat do ti frekuentonte në UV gjatë semestrit që do të kryhet mobiliteti. Studentët që aplikojnë për mobilitet, marrin përsipër pjesën e krediteve të pazgjedhura për shkak të ndryshimeve në programet e studimit ndërmjet UV dhe universitetit pritës. Ato mbeten pjesë e detyrimeve akademike (detyrim frekuentimi) sipas rregullores përkatëse të UV-së.
Për më shumë informacion rreth skemës së mobilitetit dhe mënyrës së aplikimit, kontaktoni me Koordinatorin akademik të marëveshjes PhD. Erjon Hitaj: erjon.hitaj@univlora.edu.al ose me Sektorin e Projekteve dhe Mardhënieve me Jashtë, pranë Rektoratit, Kati i I në adresën e –mailit: international@univlora.edu.al.
Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë ju uron suksese!
FORMULAR APLIKIMI STUDENT Erasmus Salerno 2019
[:]