njoftim pune njoftim punesim

[:sq]Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë, shpall njoftimin për vendin e lirë të punës: 1 (një) personel akademik, me kontratë të pjesshme,  për mbulimin e grup lëndëve të Marketingut[:]

[:sq]

NJOFTIM

 

Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë, bazuar në Urdhërin Nr. 86, datë 23.10.2019 të Rektorit, shpall njoftimin për konkurim të hapur, për vendin e lirë të punës në Universitetin “Ismail Qemali” Vlorë:  1 (një) personel akademik, me kontratë të pjesshme,  për mbulimin e grup lëndëve të Marketingut, për vitin akademik 2019-2020, pranë Departamentit të Biznesit, Fakulteti i Ekonomisë.

 

Përshkrimi i vendit të punës

  • Mësimdhënie në grup lëndët e Marketingut
  • Mbështetje për nevojat e Departamentit dhe Fakultetit.

 

Kritere të përgjithshme që duhet të plotësoj/në kandidati/ët

  • Të zotërojë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin e punës për të cilin konkuron;
  • Të jetë i aftë të garantoj standartin e cilësisë dhe efikasitetin në mësimdhënie.
  • Të ketë aftësinë e punës në grup dhe të komunikimit profesional me kolegët dhe studentët;
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë të Gjykatës për kryerjen e një vepre penale si dhe të mos jetë person nën hetim;
  • Kandidati nuk duhet të ketë patur background negativ në eksperiencat e mëparshme në punë;
  • Të mos jetë marrë ndaj tij masë disiplinore “largim nga puna” si dhe të mos jetë në proces gjyqësor me Universitetin “Isamil Qemali” Vlorë;
  • Të mos ketë vepruar ose propaganduar në drejtim të prishjes së imazhit të universitetit dhe autoriteteve drejtuese të UV-së, në median vizive dhe/apo të shkruar, rrjetet sociale etj.
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të jetë i aftë nga ana shëndetësore;
  • Të ketë eksperiencë në punë.

 

Njoftimi i plote[:]