[:sq]Senati Akademik i Universitetit “Ismail Qemali”, Vlorë, nderon me titullin “Doctor Honoris Causa”, z. Robert Menasse
Fjala e Prof. Dr Roland Zisi, Rektor i Universitetit “Ismail Qemali”, Vlorë, në ceremoninë e nderimit me titullin “Doctor Honoris Causa”, të z.Robert Menasse
Të nderuar pjesëmarrës, të nderuar anëtarë të Senatit Akademik,
I nderuar z. Fate Velaj deputet i Qarkut Vlorë
E nderuar znj. Vilma Bello pedagoge pranë departamentit të Gjuhë Letërsi Shqipe njëkohësisht deputete pranë Qarkut Vlorë,
I nderuar z.Ervis Moçka kryetar i Qarkut, Vlorë
I nderuar z.Arben Breshanaj kryetar i Dhomës së Tregtisë, Vlorë
I nderuar z Robert Menasse.
Ju falenderoj për prezencën Tuaj në këtë ceremoni universitare, në të cilën UV dhe në mënyrë të veçantë Senati Akademik, nderojnë z Robert Menasse, me titullin “Doctor Honoris Causa”, me motivacionin: Për veprën e tij letrare me rrezatim europian e botëror me vlera të shumëanëshme universale dhe estetike, problematikën e gjerë humane e metafizike në funksion të edukimit me bashkëjetesën globale, me në qendër njeriun dhe psikologjinë bashkëkohore të tij, për frymëzimin modern nga vlerat e botës dhe shoqërisë shqiptare, të orientuara historikisht drejt virtyteve dhe kulturës shqiptare.
Në emër të Senatit Akademik, të departamentit të Gjuhë Letërsisë Shqipe, (propozues i titullit), studentëve, personelit akademik të Universitetit te Vlores, që mban emrin e themeluesit të shtetit shqiptar, Ismail Qemali, dhe në emrin tim personal, Ju falenderoj që pranuat ftesën për të qenë të pranishëm në këtë ceremoni universitare, aktivitet i cili çel siparin e kremtimeve të themelimit të UV, 25 vite më parë, në tetor 1994.
Shpresojmë dhe besojmë se kjo ceremoni do të jetë, një ogur i mirë, jo vetëm për madhështinë dhe cilësinë e festimeve por edhe për perspektivën europiane të institucionit tonë i cili konfirmon edhe një herë traditën dhe filozofinë e tij të vlerësimit, nderimit dhe respektimit të figurave të shquara, brenda dhe jashtë vendit, të intelektualëve europianë dhe botërorë, autoriteteve të spikatura të arsimit, shkencës, kulturës, politikës, biznesit etj.
Duke nderuar Juve z. Menesse me diplomën e nderit “Doctor Honoris Causa”,.
Nderkaq dëshiroj t’ju bëj me dije se kjo ceremoni është e treta e këtij lloji në të cilat nderohen personalitete austriake. Vitin e kaluar është nderuar ish kancelari z. Alfred Gusenbauer, muajin e kaluar u nderua z.Johan Sattler, sot nderohet shkrimtari i spikatur austriak dhe intelektual i mirënjohur Robert Menasse, i cili është një tjetër mik i Shqipërisë dhe shqiptarëve.
Edhe z. Menasse si gjithë bashkëkombasit paraardhës të tij, është një personalitet i formuar në gjuhë e letërsi gjermane, filozofi dhe shkenca politike në Vjenë, Salzburg dhe Mesinë, pas një përvoje tetëvjeçare pranë Institutit të Teorisë së Letërsisë në Universitetin e Sao Paolos, Brazil ku ka dhënë letërsi austriake dhe teori letërsie, Menasse boton romanin e parë “Siguri Sensuale” (1988), një rrëfim gjysmë-autobiografik për jetën e austriakëve në Brazil.
Urime z. Menasse për titullin “Doctor Honoris Causa”, që universiteti ynë Ju akordon! Nga kjo ditë e në vijim Ju jeni pjesë e këtij institucioni dhe përfaqësuesi dinjitoz i tij, gjë për të cilën ju jemi mirënjohës!
Në datën 04. 10. 2019, në Universitetin “Ismail Qemali”, Vlorë, në sallën “Rilindja”, u zhvillua ceremonia e nderimit të z. Robert Menasse , me titullin “Doctor Honoris Causa”, me motivacionin: “: Për veprën e tij letrare me rrezatim europian e botëror me vlera të shumëanëshme universale dhe estetike, problematikën e gjerë humane e metafizike në funksion të edukimit me bashkëjetesën globale, me në qendër njeriun dhe psikologjinë bashkëkohore të tij, për frymëzimin modern nga vlerat e botës dhe shoqërisë shqiptare, të orientuara historikisht drejt virtyteve dhe kulturës shqiptare.
Ishin të pranishëm në këtë ceremoni nderimi, pedagogë, studentë, qytetarë dhe miq të z. Menasse Nderuan me pjesëmarrjen e tyre edhe kryetari i Qarkut Vlorë z. Ervis Moçka, kryetar i Dhomës së Tregtisë Vlorë z.Arben Breshanaj, z. Fate Velaj deputet i Qarkut Vlorë dhe znj. Vilma Bello pedagoge pranë departamentit të Gjuhë Letërsisë Shqipe në të njëjtë kohë deputete pranë Qarkut Vlorë.
Rektori i Universitetit “Ismail Qemali”, Vlorë, Prof. Dr Roland Zisi, në fjalën e rastit, fillimisht falenderoi të pranishmit në emër të Senatit Akademik, departamentin e Gjuhë Letërsisë Shqipe (propozues i titullit), studentëve, personelit akademik të Universitetit të Vlorës, që mban emrin e themeluesit të shtetit shqiptar, Ismail Qemali, dhe në emrin e tij personal, dhe më pas nënvizoi faktin se, ky aktivitet çelte siparin e kremtimeve të themelimit të UV, 25 vite më parë, në tetor 1994, duke shpresuar që kjo ceremoni të jetë, një ogur i mirë, jo vetëm për madhështinë dhe cilësinë e festimeve por edhe për perspektivën europiane të institucionit që drejton.
Më tej Rektori Zisi theksoi se: “Vlerësimi, nderimi dhe respektimi i figurave të shquara, brenda dhe jashtë trojeve shqiptare, intelektualëve europianë dhe botërorë, autoriteteve të spikatura të arsimit, shkencës, kulturës, politikës, biznesit etj, është një traditë dhe filozofi e Universitetitit “Ismail Qemali”, Vlorë. Duke nderuar z. Menasse me diplomën e nderit “Doctor Honoris Causa”, UV nderon dhe respekton ju si një mik i shquar dhe dashamirës i Shqipëtarëve, kjo ceremoni tregon marrëdhëniet e shkëlqyera Shqiptaro – Austriake.
Më pas, konform protokollit të ceremonisë, u prezantuan dy oponencat e përgatitura me këtë rast, të cilat sollën të plotë jetën, karrierën, veprimtarinë dhe kontributet e z. Menasse. Oponenca e parë u paraqit nga Dr.Vilma Bello pedagoge pranë departamentit të Gjuhë Letërsisë Shqipe, oponenca e dytë u paraqit nga përgjegjësi i departamentit të Gjuhëve të Huaja Prof.as.Dr.Armela Panajoti.
Në vijim, sipas protokollit, Rektori i UV, Prof. Dr Roland Zisi, ftoi z.Menasse të vishte togën e Senatit Akademik dhe të merrte Diplomën e nderit “Doctor Honoris Causa”.
Në fund të ceremonisë z.Menasse mbajti fjalën e rastit në të cilën theksoi se ishte tepër i emocionuar dhe i nderuar për marrjen e titullit “Doctor Honoris Causa”.
Më tej ai shprehu mirënjohjen e tij ndaj qytetarëve, studentëve dhe pedagogëve për respektin e treguar ndaj dhe më pas rikonfirmoi mbështetjen e Austrisë dhe BE për projektin europian të shqiptarëve, duke u fokusuar tek ndihma e pakursyer e shtetit që përfaqëson për ngritjen e institucioneve demokratike, rritjen e cilësisë së shërbimeve ndaj qytetarëve, krijimin e bashkëpunimeve dhe partneriteteve jo vetëm në rang kombëtar por edhe në atë rajonal e komunitar. Z. Sattler, disa herë në fjalën e tij iu referua faktit se ai tani e tutje do të ishte një qytetar i Vlorës, se ndihej krenar për këtë gjë dhe se do të jetë mbështetës i vullneteve qytetare për zhvillim dhe prosperitet. Ai shprehu gjithashtu dëshirën se do të ishtë gjithmonë prezent në politikat e Universiteti “Ismail Qemali”, me qëllim për të kontribuar në formësimin dhe konsolidimin e një institucioni të arsimit të lartë publik me vlera dhe dimensione europiane.[:]