[:sq] Thirrje për bursa studimi për studentët në kuadër të Programit Erasmus + për komponentin KA1 International Credit Mobility në Tallinn Health Care College në Tallinn, Estoni
Universiteti i Vlorës “Ismail Qemali” në bashkëpunim me Tallinn Health Care College në Tallinn, Estoni në kuadër të Programit Erasmus+ për komponentin KA1, fton studentët e UV-së në vitin e dytë dhe të tretë (Bachelor) të aplikojnë për të përfituar një bursë për praktikë mësimore, për një periudhë prej 3 muajsh në Tallinn Health Care College në Tallinn të Estonisë për vitin akademik 2019-2020.
Në përfundim të mobilitetit studentët do të vijojnë studimet në universitetin e tyre të origjinës (UV). Ata nuk do të paguajnë asnjë tarifë shkollimi në universitetin pritës (Tallinn Health Care College), por do të vazhdojnë të paguajnë tarifat që aplikohen në universitetin e tyre të origjinës (UV).
Numri i bursave për praktikë mësimore: –
1 (një) për programin e studimit Bsc Mami- Infermieri
1 (një) për programin e studimit Bsc Infermieri e përgjithëshme
Bursa përfshin:
- Bursa financiare për një student për tre muaj ëshët 2 760 euros
- Kompensimin mujor: 800 EUR/muaj
- Shpenzimet e udhëtimit: 360 EUR, vlerë e përcaktuar në bazë të largësisë midis universitetit pritës dhe atij të origjinës. Përllogaritja e largësisë bëhet në lidhjen e mëposhtme: http://ec.europa.eu/programm…/erasmus-plus/…/distance_en.htm
Kush mund të aplikojë:
- Studentët e vitit të dytë dhe të tretë (Bachelor) të programit të studimit Mami-Infermieri dhe Infermieri e përgjithëshme.
- Mundësitë e realizimit të praktikës mësimore janë:
- Semestri Pranverë 2020, për studentët e vitit të dytë
- 25 Qershor – 25 Shtator, për studentët e vitit të tretë
Kriteret e përzgjedhjes: (sipas rëndësisë)
- Merita akademike
- Të zotërojë njohuri të mira të gjuhës angleze minimalisht ekuivalent me nivelin B2 duke qenë se gjuha ditore e folur gjatë praktikës mësimore do të zhvillohet në anglisht. Tallinn Health Care College ka të drejtën për të zhvilluar me ju një intervistë via-Skype për të vlerësuar njohuritë tuaja të gjuhës së huaj.
- Prioritet më i ulët do t’u jepet atyre që kanë marrë pjesë më parë në mobilitete në të njëjtin cikël studimi.
- Prioritet do t’u jepet studentëve që u përkasin grupeve me diversitete sociale ekonomike, gjinore, racore, ngjyre, aftësi të kufizuara, etj.
- Kritere të tjera shtesë mund të përfshijnë :
- Barazia gjinore (aty ku është e mundur, të përzgjidhen kandidatë të barabartë në numër për nga gjinia).
Dokumentet e nevojshme për aplikim përfshijne:
- Formular aplikimi
- Kopje të pasaportës
- Vërtetim studenti
- Listë notash
- Letër motivimi
- Certifikata e gjuhës së huaj që vërteton njohjen e gjuhës së kërkuar në marreveshje
- Letër reference
- Deklaratë shëndetësore (e plotësuar nga doktori i familjes me firmë dhe vulë. Pa këtë dokument, ju nuk mund të filloni praktikën në fushën e infermierisë apo të mami-infermierisë)
- Dokument që vërteton aftësinë e kufizuar
- Dokument që vërteton që studenti është anëtarë i komunitetit rom ose egjiptian
- Dokument që verteton që studenti vjen nga familje që trajtohen me ndihme ekonomike ose bursë nga shteti
Në vëmendjen tuaj:
Për më shumë informacion rreth skemës së mobilitetit dhe mënyrës së aplikimit dhe guidës së studentit klikoni: https://ttk.ee/en/student-mobility
Për përzgjedhjen e studentëve zbatohet Rregullorja për Implementimin e Marrëveshjeve Ndër-institucionale në Kuadër të Programit Erasmus +KA107 International Credit Mobility. Për më shumë vizitoni rregulloren në linkun: https://univlora.edu.al/wp-content/uploads/2019/06/Rregullore-ICM-e-miratuar.pdf
Dokumentet e aplikimit duhet të dorëzohen pranë Sektorit të Projekteve dhe Marëdhënieve me Jashtë brenda datës 18/10/2019.
Kandidatët fitues do të njoftohen prej Sektorit të Projekteve dhe Mardhënieve me Jashtë në adresën e tyre të email-it.
Kandidatët aplikues kanë të drejtën e ankimimit kundër vendimit të komisionit ad-hoc pranë Rektorit brenda 5 ditëve nga marrja e njoftimit.
Përpara fillimit të mobilitetit kandidatët fitues plotësojnë një dokument të quajtur Learning Agreement (Marrëveshje që vendoset midis studentit që aplikon dhe universitetit të origjinës, në të cilën paracaktohen kurset me kreditet përkatëse sipas kriterit të numrit minimal të krediteve për lëndët që studenti do të ndjekë gjatë semestrit në universitetin pritës, të cilat do t’i njihen në përfundim të tij dhe në vijim të studimeve në universitetin e origjinës).
KUJDES: Studenti duhet të zgjedh ato lëndë në universitetin pritës, të cilat do ti frekuentonte në UV gjatë semestrit që do të kryhet mobiliteti. Studentët që aplikojnë për mobilitet, marrin përsipër pjesën e krediteve të pazgjedhura për shkak të ndryshimeve në programet e studimit ndërmjet UV dhe universitetit pritës. Ato mbeten pjesë e detyrimeve akademike (detyrim frekuentimi) sipas rregullores përkatëse të UV-së.
Për më shumë informacion rreth skemës së mobilitetit dhe mënyrës së aplikimit, kontaktoni me Koordinatorin akademik të marëveshjes Dr. Fatjona Kamberi në adresën e –mailit: fatjona.kamberi@univlora.edu.al ose me Sektorin e Projekteve dhe Mardhënieve me Jashtë, pranë Rektoratit, Kati i I në adresën e –mailit: international@univlora.edu.al.
Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë ju uron suksese!
FORMULAR APLIKIMI STUDENT TALLIN ESTONI TETOR 2019[:]