[:sq]AFRIMED
Në kuadër të projektit AFRIMED, pjesë e programit Horozon 2020, ku Universiteti është tashmë partner, u realizua fushata e hartëzimit të pyjeve me Cystoseira sp në parkun kombëtar detar të Sazan Karaburunit.
Gjate punës u morën të dhënat mbi llojet ekzistuese në parkun kombëtar detar, gjendjen ekologjike të ekosistemit dhe kufijtë e shpërndarjes së secilit lloj.
Gjithshtu u identifikuan zonat ku kanë nevojë rehabilitimi dhe ku do të kërkohet ndërhyrja e stafit të AFRIMED në muajt në vazhdim.
Falenderojmë gjithë stafin bashkëpunëtorë për angazhimin e tyre në këtë aktivitet, si dhe universitetin që mundësoi punën kërkuese.
[:]