Shpallet periudha zgjedhore për zhvillimin e zgjedhjeve të këshillave studentorë


Njoftohen të gjithë studentët e interesuar se pas miratimit të Rregullores për Zgjedhjen e Këshillave Studentorë në UV, është shpallur periudha zgjedhore për zhvillimin e zgjedhjeve të këshillave studentorë të Universitetit “Ismail Qemali”, Vlorë.

Ftohen të gjithë studentët e interesuar për të vetëkandiduar për të qenë anëtarë të Komisionit Institucional Zgjedhor Studentor të Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë dhe Anëtarë të Komisionit teë Apelimit Studentor të UV-së.

Afati përfundimtar i aplikimeve është data 22.05.2019

Të gjitha kërkesat për vetëkandidim do të dorëzohen pranë zyrës së Protokoll- Arkivës të UV- (pranë Rektoratit).

Së bashku me kërkesën studenti duhet t’i bashkëlidh dhe një kopje të mjetit të identifikimit.