njoftime

[:sq]Thirrje nga Universiteti Torinos[:]

[:sq]Universiteti i Torinos shpall thirrjen për 97 vende për profesorë vizitorë nga vendet e BE-së dhe ato jo të BE-së për vitin akademik 2019/2020.

Kjo thirrje shpallet në kuadër të programeve ad hoc për tërheqjen e profesorëve vizitorë ndërkombëtar në të gjitha fushat shkencore.

 

Aplikimet duhet të dorëzohen deri më 20 Maj 2019, ora 11.00 CEST (Koha Qendrore e Evropës Qendrore) duke plotësuar procedurën online në linkun:

https://en.unito.it/call-visiting-professors

Për informacione shtesë mund të kontaktoni: visitingprofessor@unito.it

Gjithashtu, për çdo paqartësi mund të komunikoni dhe me Sektorin e Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë në adresën e e-mail-it: international@univlora.edu.al ose të paraqiteni pranë Rektoratit, Kati i I-rë.[:]