njoftime

[:sq]Shpallet Thirrja e dytë e Targetuar për projekt propozime, IPA CBC Itali – Shqipëri- Mali i Zi[:]

[:sq]

Shpallet Thirrja e dytë e Targetuar për projekt propozime

IPA CBC Itali – Shqipëri- Mali i Zi

 

 

Më datë 4 Prill 2019 është shpallur Thirrja e dytë e Targetuar për projekt propozime IPA CBC Itali – Shqipëri- Mali i Zi. Thirrja do të jetë e hapur për 60 ditë kalendarike nga data e publikimit.

 

Mund të aplikohet në dy tipologji projektesh:

  1. Projekt normal (kohëzgjatja max 18 muaj)
  2. Projekt i vogël (Small scale projects) (kohëzgjatja max 12 muaj)

 

Zona e Lejuar:

Itali (rajoni i Puglias dhe rajoni i Molise) – Programi menaxhohet nga Rajoni i Puglias

Shqipëria (i gjithë territori)

Mali i Zi (i gjithë territori)

 

Partneriteti per projekt normal:

Partneri minimal i pranueshëm duhet të përfshijë të paktën një partner nga secili vend pjesëmarrës:

– të paktën 1 partner nga shteti anëtar i BE-së  (rajoni i Puglias dhe rajoni i Molisë);

– të paktën 1 partner nga Shqipëria;

– të paktën 1 partner nga Mali i Zi.

– Numri i partnerëve nuk duhet të jetë më i madh se 5 përfshirë dhe Lead Partner 

 

Specifikat e Projektit të vogël (Small scale project)

–  Nuk lejohen kostot e tjera

–  Max 3 partnerë perfshire dhe Lead partner

–  Max 100.000 EUR – parafinancimi 30%

–  Kohëzgjatja max 12 muaj

–  Pagesa bëhet në tre faza: 1. Përgatitja 2. Seminare dhe konferenca 3. B2B (Biznes për Biznes)

 

Numri i aplikimeve për projekt propozime për Institucionet e Arsimit të Lartë:

1 (një) Lead Partner për cdo objektiv specifik

2 (dy) Project Partner për cdo objektiv specifik

Partnerët e Lejuar:

  • Degët operative në territorin e lejuar
  • Institucionet publike dhe jofitimprurëse (12 muaj të themeluara)

 

Fushat prioritare:

PA1 Konkurrueshmëria e SME-ve (vetëm për small scale projects)

Objektivi specifik 1.1

Përmirësimi i kushteve për zhvillimin e tregut ndërkufitar të SME-ve

 

PA2 Turizëm dhe Kulturë

Objektivi specifik 2.1

Nxitja e atraktivitetit të pasurive natyrore dhe kulturore për të përmirësuar zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik

Objektivi specifik 2.2

Rritja e bashkëpunimit të aktorëve kryesorë të zonës për ofrimin e produkteve inovatore kulturore dhe kreative

 

PA3 Mjedisi dhe Energjia

Objektivi specifik 3.1 (nuk ka burime financiare në dispozicion)

Rritja e strategjive të bashkëpunimit ndërkufitar mbi territorin ujor

Objektivi specifik 3.2

Nxitja e praktikave dhe mjeteve inovative për të ulur emetimin e karbonit dhe për të përmirësuar efikasitetin e energjisë

 

PA4 Transporti i Qëndrueshëm

Objektivi specifik 4.1

Rritja e koordinimit ndërmjet aktorëve relevantë për të promovuar lidhje të qëndrueshme ndërkufitare në fushën e bashkëpunimit

 

Paketa e aplikimit si dhe informacione të tjera mund të gjenden në faqet e mëposhtme:

https://www.italy-albania-montenegro.eu/programme/open-calls-%26-notices

www.italy-albania-montenegro.eu

https://www.facebook.com/italy.albania.montenegro

https://punetejashtme.gov.al/en/[:]