[:sq]
Në kuadrin e “Muajit të ndërgjegjësimit për kancerin kolo-rektal” – Muaji Mars, Qendra Studimore për Shëndetin Publik në FSHP organizoi më datë 29.03.2019, aktivitetin promocional me temë:
“Kanceri kolo-rektal, rritja e ndërgjegjësimit për sëmundjen duke e njohjur atë”.
Të bëhemi pjesë e nismës globale: “ Të gjithë bashkë, mund t’ja dalim në luftën kundër kancerit”.
Në këtë aktivitet promocional sensibilizues u përfshinë studentë të Fakultetit të Shëndetit Publik, të vitit të parë, të dytë e të tretë, po ashtu dhe studentë të masterit.
Qëllimi i aktivitetit ishte: Informimi i komunitetit, për rritjen e njohurive mbi kancerin e zorrës së trashë, në mënyrë që të rritet diagnostikimi në fazat e hershme te personat në risk dhe po ashtu të bëhet parandalimi te pjesa tjetër e popullatës që nuk mbartin faktorë risku të pamodifikueshëm.
[:]