[:sq]Thirrje për bursa studimi për studentët në kuadër të Programit Erasmus + për komponentin KA1 International Credit Mobility në Tallinn Health Care College në Tallinn, Estoni
Universiteti i Vlorës “Ismail Qemali” në bashkëpunim me Tallinn Health Care College në Tallinn, Estoni në kuadër të Programit Erasmus+ për komponentin KA1, fton studentët e UV-së në vitin e dytë dhe të tretë (Bachelor) të aplikojnë për të përfituar një bursë për praktikë mësimore, për një periudhë prej 3 muajsh në Tallinn Health Care College në Tallinn të Estonisë për semstrin e dytë të vitit akademik 2018-2019, mobiliteti fillon në muajin Prill.
Në përfundim të mobilitetit studentët do të vijojnë studimet në universitetin e tyre të origjinës (UV). Ata nuk do të paguajnë asnjë tarifë shkollimi në universitetin pritës (Tallinn Health Care College), por do të vazhdojnë të paguajnë tarifat që aplikohen në universitetin e tyre të origjinës (UV).
Numri i bursave: – 1 (një) për praktikë mësimore
Bursa përfshin:
- Kompensimin mujor: 811 EUR/muaj
- Shpenzimet e udhëtimit: 360 EUR, vlerë e përcaktuar në bazë të largësisë midis universitetit pritës dhe atij të origjinës. Përllogaritja e largësisë bëhet në lidhjen e mëposhtme: http://ec.europa.eu/programm…/erasmus-plus/…/distance_en.htm
Kush mund të aplikojë:
- Studentët e vitit të dytë dhe të tretë (Bachelor) të programit të studimit Mami-Infermieri dhe Infermieri e përgjithëshme.
Kriteret e përzgjedhjes: (sipas rëndësisë)
- Merita akademike
- Të zotërojë njohuri të mira të gjuhës angleze minimalisht ekuivalent me nivelin B2 duke qenë se gjuha ditore e folur gjatë praktikës mësimore do të zhvillohet në anglisht. Tallinn Health Care College ka të drejtën për të zhvilluar me ju një intervistë via-Skype për të vlerësuar njohuritë tuaja të gjuhës së huaj.
- Prioritet më i ulët do t’u jepet atyre që kanë marrë pjesë më parë në mobilitete në të njëjtin cikël studimi.
- Preferencë do tu jepet studentëve që u përkasin grupeve vunerabël.
- Barazia gjinore (aty ku është e mundur të përzgjidhen kandidatë të barabartë në numër për nga gjinia).
Dokumentet e nevojshme për aplikim:
- Formular aplikimi
- Kopje të pasaportës
- Vërtetim studenti
- Transkript notash në gjuhën angleze
- Çertifikata e gjuhës së huaj që vërteton njohjen e gjuhës Angleze niveli B2 minimalisht( nëse e dispononi).
- Deklaratë shëndetësore (e plotësuar nga doktori i familjes me firmë dhe vulë. Pa këtë dokument, ju nuk mund të filloni praktikën në fushën e infermierisë apo të mami-infermierisë)
Për më shumë informacion rreth skemës së mobilitetit dhe mënyrës së aplikimit dhe guidës së studentit klikoni: http://ttk.ee/en/how-to-apply-mobility
Dokumentat e aplikimit duhet të dorëzohen pranë Sektorit të Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë brenda datës 28/02/2019 ora 16:00.
Kandidatët fitues do të njoftohen prej Sektorit të Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë.
Për përzgjedhjen e studentëve do të ngrihet një komision, i cili vlerëson studentët në bazë të kritereve të përzgjedhjes.
Procesi i brendshëm i përzgjedhjes nuk garanton që mobiliteti do të kryhet. Përzgjedhja duhet të konfirmohet nga institucioni pritës përmes një letre pranimi. Studentët e përzgjedhur në këtë fazë prej UV-së do të asistohen prej Sektorit të Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë për të vazhduar me aplikimin në Web-site e Tallinn Health Care College.
Për më shumë informacion rreth skemës së mobilitetit dhe mënyrës së aplikimit, kontaktoni me koordinatorin akademik PhD. Enkelejd Mëhilli: mechili@univlora.edu.al
ose me Sektorin e Projekteve dhe Mardhënieve me Jashtë: international@univlora.edu.al, pranë Rektoratit, Kati i I-rë.