njoftime

[:sq]Njoftim për zgjedhjet për anëtar të Bordit të Administrimit[:]

[:sq]Në zbatim të Ligjit Nr.80/2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në Institucionet e Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë”, në zbatim të Rregullores nr. 2459/1, datë 15.03.2016 “Për organizmin e zgjedhjeve të para për autoritetet dhe organet drejtuese në institucionet publike të arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Vendimit të Senatit Akademik “Për plotëimin e vendeve vakante të mbetura në Senatin Akademik, Universitetin Ismail Qemali, Vlorë” Nr.240/3 Prot, datë 04,02,2019, Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr.782, datë 26.12.2018 “Për caktimin e kritereve dhe të procedurave për përzgjedhjes të anëtarëve të Bordit të Administrimit, përfaqësues të ministrisë përgjegjëse për administrimin, në institucionet publike të arsimit të lartë” si dhe shkresën Nr.322, datë 14.01.2019 “Për zbatimin e vendimit Nr.782, datë 26.12.2018” të Ministrisë të Arsimit, Rinisë dhe Sportit, Komisioni Institucional Zgjedhor, bën me dije se:
Në datë 21.02.2019, nga ora 08.00 deri në orën 16.00 në Universitetin Ismail Qemali, Vlorë do të mbahen zgjedhjet për anëtar të Bordit të Administrimit të Universitetit.
Në këtë proces do të votojnë të gjithë studentët e ciklit të I-rë, ciklit të II-të dhe të III-të të studimeve të Universitetit Ismail Qemali, Vlorë. Studentët do të votojnë pranë fakulteteve ku ndjekin studimet, në të cilat do të ngrihen qendrat e votimit. Ditën e votimit studentët duhet të paraqiten me kartën e identitetit ose me pasaportë për të votuar. Studentët që nuk do të paraqesin para Komisionit të Votimit një dokument të vlefshëm identifikimi nuk do të mund të ushtrojnë të drejtën e votimit.

Studentët do të votojnë për të zgjedhur 1 nga 3 kandidatët e mëposhtëm:
1.Anjeza Shiko
2. Abren Breshani
3. Shaban Sinani[:]