[:sq]Thirrje për mobilitet stafi për mësimdhënie/trajnim në kuadër të Programit Erasmus+ për komponentin KA1 në Universitetin e Pitesti-t, Rumani
Universiteti i Vlorës “Ismail Qemali” në bashkëpunim me Universitetin e Pitesti-t, Rumani, në kuadër të Programit Erasmus+ për komponentin KA1, fton stafin akademik të punësuar me kontratë me afat të pacaktuar në UV, të aplikojnë për mobilitet mësimdhënie/ trajnimi për një periudhë 5 ditore;
Mobiliteti në këtë institucionin pritet të përmbushet brenda semestrit të dytë të vitit akademik 2018-2019 në periudhën Shkurt-Mars.
Shpenzimet do të mbulohen nga skema Erasmus +, komponenti KA1 për mobilitet stafi.
Ato parashikojnë shumën prej 275 Euro për udhëtimin vajtje-ardhje (përllogaritur në bazë të largësisë, https://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/resources/distance-calculator_en), si dhe dietën ditore prej 140 Euro/ditë.
- Numri i bursave për mësimdhënie:
- 5 (pesë) bursa në fushat gjuhësore dhe letrare;
- 1 (një) bursë në fushat e mësimdhënies/pedagogjisë/didaktikës së gjuhës angleze
- Numri i bursave për trajnim:
- 1 (një) bursë në fushat gjuhësore dhe letrare
- 1 (një) bursë në fushat e mësimdhënies/pedagogjisë/didaktikës së gjuhës së huaj
Kriteret për aplikantët për bursë mësimdhënie:
- Stafi akademik duhet të jetë i Departamentit të Gjuhëve të Huaja/ Departamenti i Edukimit;
- Preferohet të jetë staf me gradë shkencore;
- Të ketë përvojë dhe kontribute akademike dhe shkencore në fushat e sipërpërmendura;
- Të argumentojë qartazi qëllimin e vizitës, planin e punës në institucionin pritës;
- Prioritet i jepet personelit akademik i cili nuk ka kryer më parë mobilitet.
Kriteret e përzgjedhjes:
- Titulli akademik/ grada shkencore;
- Prioritet i jepet stafit që nuk ka patur më parë eksperiencë mobilitetit;
- Njohja e gjuhës së huaj sipas nivelit të përcaktuar në marrëveshjen ndër-institucionale ;
- Kritere të tjera shtesë mund të përfshijnë:
- Motivimi;
- Vjetërsia në punë;
- Barazia gjinore (aty ku është e mundur të përzgjidhen kandidatë të barabartë në numër për nga gjinia).
Dokumentet e nevojshme për aplikim:
- Formular i aplikimit;
- Kopje e dokumentit identifikues (pasaportë);
- Dokument që vërteton statusin e të punësuarit pranë UV-së;
- CV vetjake në gjuhën angleze;
- Certifikata e gjuhës së huaj që vërteton njohjen e gjuhës angleze (minimumi i kërkuar niveli B2). Përjashtim: stafi me diplomë universitare në gjuhë angleze.
- Vërtetim nga Rektori / Dekani i Fakultetit tuaj që ju lejon të shkëputeni për të kryer mobilitetin;
- Letër argumentuese (rreth 300 fjalë) në gjuhën angleze lidhur me qëllimin dhe përfitimin institucional të mobilitetit, bazuar në prioritetet e nënvizuara sipas udhëzimeve të Komisionit Evropian për këtë skemë.
(https://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/organisations#tab-1-1).
Dokumentat e aplikimit duhet të dorëzohen pranë Sektorit të Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë brenda datës 25/01/2019 ora 16:00.
Kandidatët fitues do të njoftohen prej Sektorit të Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë.
Për përzgjedhjen e stafit ngrihet një komision, i cili vlerëson stafin në përputhje me kriteret e thirrjes.
Procesi i brendshëm i përzgjedhjes nuk garanton që mobiliteti do të kryhet. Përzgjedhja duhet të konfirmohet nga institucioni pritës përmes një letre pranimi.
Më shumë informacion rreth universitetit të Pitesti-t, Rumani mund të vizitoni website: https://www.upit.ro/en/
Për më shumë informacion rreth skemës së mobilitetit dhe mënyrës së aplikimit, kontaktoni me Prof. Asoc. Bledar Toska: bledar.toska@univlora.edu.al ose me Sektorin e Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë: international@univlora.edu.al, pranë Rektoratit, Kati i I.
FORMULAR APLIKIMI PERSONELI AKADEMIK
SUKSESE![:]