[:sq]Thirrje për mobilitet stafi për mësimdhënie/trajnim në kuadër të Programit Erasmus+ për komponentin KA1 në Universitetin “Kirchliche Pädagogische Hochschule Wien/Krems”, Austri
Universiteti i Vlorës “Ismail Qemali”, në bashkëpunim me Universitetin “Kirchliche Pädagogische Hochschule Wien/Krems”, Austri në kuadër të Programit Erasmus+ për komponentin KA1, fton stafin akademik/jo akademik të punësuar me kontratë me afat të pacaktuar në UV, të aplikojnë për të përfituar një shkëmbim për mësimdhënie/trajnim për një periudhë prej 5+2 ditësh.
- Shpenzimet do të mbulohen nga skema Erasmus +, komponenti KA1 për mobilitet stafi. Ato parashikojnë:
- Shumën prej 160 Euro/ditë per mbeshtetje individuale.
- Shpenzimet e udhëtimit: 275 Eur, vlerë e përcaktuar në bazë të largësisë midis universitetit pritës dhe atij të origjinës. Përllogaritja e largësisë bëhet në lidhjen e mëposhtme:
http://ec.europa.eu/programm…/erasmus-plus/…/distance_en.htm
- Numri i bursave për mësimdhënie: 2 (dy)
- Numri i bursave për trajnim: 1 (një)
Kriteret për aplikantët për bursë mësimdhënie:
- Stafi akademik duhet të jetë i fushave mësuesi;
- Preferohet të jetë staf me gradë shkencore;
- të ketë përvojë dhe kontribute akademike dhe shkencore në fushat e sipërpërmendura;
- të argumentojë qartazi qëllimin e vizitës, planin e punës në institucionin pritës.
- Prioritet i jepet personelit akademik i cili nuk ka kryer më parë mobilitet.
Kriteret për aplikantët për bursë trajnimi:
- Staf ndihmës akademik/ administrativ
- të argumentojë qartazi qëllimin e vizitës, planin e punës në institucionin pritës.
- Prioritet i jepet personelit i cili nuk ka kryer më parë mobilitet.
Kriteret e përzgjedhjes:
Titulli/ grada shkencore (vetëm për personeli akademik);
- Prioritet i jepet stafit që nuk ka patur më parë eksperiencë mobilitetit;
- Njohja e gjuhës së huaj sipas nivelit të përcaktuar në marrëveshjen ndër-institucionale (minimumi i kërkuar niveli B2);
- Kritere të tjera shtesë mund të përfshijnë:
- Motivimi;
- Vjetërsia në punë;
- Barazia gjinore (aty ku është e mundur të përzgjidhen kandidatë të barabartë në numër për nga gjinia).
Dokumentet e nevojshme për aplikim:
- Formular aplikimi
- Kopje e dokumentit identifikues (pasaportë, ID);
- Dokument që vërteton statusin e të punësuarit pranë UV-së.
- CV vetjake në gjuhën angleze;
- Certifikata e gjuhës së huaj që vërteton njohjen e gjuhës angleze (Përjashtim: stafi me diplomë universitare në gjuhë angleze).
- Vërtetim nga Rektori / Dekani i Fakultetit tuaj që ju lejon të shkëputeni për të kryer mobilitetin.
- Plani i mobilitetit
Dokumentat e aplikimit duhet të dorëzohen pranë Sektorit të Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë brenda datës 21/01/2019 ora 16:00. Kandidatët fitues do të njoftohen prej Sektorit të Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë në adresën e tyre të e-mailit.
Për përzgjedhjen e stafit ngrihet një komision, i cili vlerëson stafin në përputhje me kriteret e thirrjes.
Procesi i brendshëm i përzgjedhjes nuk garanton që mobiliteti do të kryhet. Përzgjedhja duhet të konfirmohet nga institucioni pritës përmes një letre pranimi.
Për më shumë informacion rreth universitetit “Kirchliche Pädagogische Hochschule Wien/Krems”, Austri mund të vizitoni website: https://www.kphvie.ac.at/en/home.html
Për të dhëna të mëtejshme rreth skemës së mobilitetit dhe mënyrës së aplikimit mund të kontaktoni me kordinatorin akademik për marrëveshjen Dr. Eva Çipi: eva.cipi@univlora.edu.al ose me Sektorin e Projekteve dhe Mardhënieve me Jashtë në adresën interantional@univlora.edu.al.
SUKSESE!
Shkarko formula aplikimi per personel Jo-akademik
Mobility agreement training
Formula aplikimi per personel akademik
Mobility agreement teaching
[:]