njoftime

[:sq]Thirrje për bursa studimi për studentët në kuadër të Programit Erasmus + për komponentin KA1 International Credit Mobility në Universitetin Ondokuz Mayıs University[:]

[:sq]

Thirrje për bursa studimi për studentët në kuadër të Programit Erasmus + për komponentin KA1 International Credit Mobility në Universitetin Ondokuz Mayıs University

 

Universiteti i Vlorës  “Ismail Qemali”  në bashkëpunim me Universitetin e Ondokuz Mayıs University në Turqi  në kuadër të Programit Erasmus+ për komponentin KA1, fton gjithë studentët e UV-së të aplikojnë për të përfituar një bursë për praktikë mësimore/ për një periudhë prej 2 muajsh  në Ondokuz Mayıs University në Turqi për vitin akademik 2018-2019.

Në përfundim të mobilitetit studentët do të vijojnë studimet në universitetin e tyre të origjinës (UV). Ata nuk do të paguajnë asnjë tarifë shkollimi në universitetin pritës (Ondokuz Mayıs University), por do të vazhdojnë të paguajnë tarifat që aplikohen në universitetin e tyre të origjinës (UV).

 

Numri i bursave: -1 (një) për praktikë mësimore

Periudha e mobilitetit: – 2 muaj

 

Bursa përfshin:

  • Kompensimin mujor: 800 EUR/muaj
  • Shpenzimet e udhëtimit, vlerë e përcaktuar në bazë të largësisë midis universitetit pritës dhe atij të origjinës. Përllogaritja e largësisë

 

     

Kush mund të aplikojë për praktikë mësimore:

  • Të jetë student i vitit të 3-të në ciklin e parë ose student i ciklit të dytë të studimeve sipas programeve të studimit:
  • Master Profesional në Gjuhë angleze;
  • Bachelor në Administrim Biznesi ;
  • Master në Administrim Publik
  • Mastr në Marketing
  • Master Profesional në Teknologji Informacioni;
  • Bachelor në Inxhinieri Mekanike;
  • Bachelor dhe Master në Infermieri të Përgjithshme dhe Infermieri Mami.
  • Të zotërojë njohuri të mira të gjuhës angleze ose të gjuhës turke.

 

 

Kriteret e përzgjedhjes:

  • Merita akademike
  • Preferencë do tu jepet studentëve që u përkasin grupeve vunerabël.
  • Prioritet më i ulët do t’u jepet atyre që kanë marrë pjesë më parë në mobilitete në të njëjtin cikël studimi.
  • Barazia gjinore (aty ku është e mundur të përzgjidhen kandidatë të barabartë në numër për nga gjinia).

 

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

  • Formular aplikimi (Application Form)
  • Marrëveshja lëndore (Learning Agreement for Traineeships )
  • Kopje të pasaportës
  • Vërtetim studenti
  • Transkript notash në gjuhën angleze
  • Letër motivimi
  • Çertifikata e gjuhës së huaj që vërteton njohjen e gjuhës Angleze niveli B1

 

 

Dokumentat e aplikimit duhet të dorëzohen pranë Sektorit të Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë brenda datës 20/12/2018 ora 16:00.

Kandidatët fitues do të njoftohen prej Sektorit të Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë.

Për përzgjedhjen e studentëve ngrihet një komision i cili vlerëson studentët.

Procesi i brendshëm i përzgjedhjes nuk garanton që mobiliteti do të kryhet. Përzgjedhja duhet të konfirmohet nga institucioni pritës përmes një letre pranimi.

Për më shumë informacion rreth skemës së mobilitetit dhe mënyrës së aplikimit dhe guidës së studentit klikoni më poshtë:

http://erasmus.omu.edu.tr/en/genel/student-traineeships

http://erasmus.omu.edu.tr/uploads/student-guide.html

ose kontaktoni me Sektorin e Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë: international@univlora.edu.al, pranë Rektoratit, Kati i I.

Learning Agreement
Student Aplication

SUKSESE![:]