njoftime Njoftime FSH

[:sq]Dita Ndërkombëtare e Mbulimit Shëndetësor Universal[:]

[:sq]

Dita Ndërkombëtare e Mbulimit Shëndetësor Universal

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Mbulimit Shëndetësor Universal, që përkujtohet çdo 12 dhjetor, Qendra Studimore për Shëndetin Publik (FSHP) organizoi aktivitetin promocional shëndetësor:

“TË BASHKOHEMI PËR MBULIM SHËNDETËSOR UNIVERSAL – TANI ËSHTË KOHA PËR VEPRIM KOLEKTIV: SHËRBIME SHËNDETËSORE NË KOMUNITET“

“Matje:

  • Glicemie
  • Presioni arterial
  • Këshillim shëndetësor”

Aktiviteti u zhvillua në lulishten pranë Sheshit të Flamurit me pjesëmarrjen e stafit akademik të Qendrës dhe studentëve të Fakultetit të Shëndetit Publik.

“Mbulimi Universal Shëndetësor – Për çdo njeri, Në çdo vend”

“Shëndet për të gjithë”

Ditës Ndërkombëtare e Mbulimit Shëndetësor Universal është përvjetori i rezolutës së parë unanime të Kombeve të Bashkuara që u bën thirrje vendeve të ofrojnë kujdes shëndetësor të përballueshëm dhe cilësor për çdo person dhekudo.

Çdo person – pavarësisht se cili është, ku jetono sesa para ka – duhet të jetë në gjendje të ketë qasje në shërbime shëndetësore cilësore pa patur vështirësi financiare.

 

Qëllimi i mbulimit shëndetësor universal është të sigurojë që të gjithë njerëzit të marrin shërbimet shëndetësore që u nevojiten pa vuajtur vështirësi financiare kur paguajnë për to.

Për një komunitet ose vend për të arritur mbulimin shëndetësor universal, duhet të ekzistojnë disa faktorë, duke përfshirë:

1.Një sistem shëndetësor i fortë, efikas dhe i mirëfilltë, i cili plotëson nevojat prioritare shëndetësore përmes kujdesit të integruar për njerëzit (përfshirë shërbimet për HIV, tuberkuloz, malarie, sëmundje jo të komunikueshme, shëndetin e nënës dhe fëmijës) nga:

q  Informimi dhe inkurajimi i njerëzve për të qëndruar të shëndetshëm dhe parandalimin e sëmundjes;

q  Diagnostikimi i hershëm i sëmundjeve;

q  Kapaciteti për të trajtuar sëmundjet; dhe

q  Rehabilitimi dhe kujdesi paliativ.

2.Përballueshmëria – një sistem për financimin e shërbimeve shëndetësore në mënyrë që njerëzit të mos vuajnë nga vështirësitë financiare kur i përdorin ato.

3.Qasja në ilaçe dhe teknologji të domosdoshme për të diagnostikuar dhe trajtuar problemet mjekësore.

  1. Kapacitet i mjaftueshëm i personelit shëndetësor të trajnuar dhe të motivuarpër të ofruar shërbime për të përmbushur nevojat e pacientëve në bazë të mundësive më të mira në dispozicion.

Mbulimi shëndetësor universal ka një ndikim të drejtpërdrejtë në shëndetin e popullatës. Qasja në shërbimet shëndetësore u mundëson njerëzve të jenë më produktivë dhe kontribues aktivë për familjet dhe komunitetet e tyre.

[:]